MENU
klinika

Këshilla

Si të largoni mykun nga këmbët tuaja?

17.10.2018 - 22:24

Mund të ndiheni mirë kur lani këmbët herë pas here…

Por duhet të keni kujdes sepse larja e tepruar mund të thajë lëkurën tuaj dhe të krijojë plasaritje, të cilat mund të shkaktojnë dhimbje, plagë dhe madje edhe infeksion.

Vendi ideal për të zhvilluar mykun në këmbët tuaja është në këpucët që nuk kanë ajrosje, krijojnë lagështirë dhe shkaktojnë plasaritjet dhe çarjet midis gishtërinjve.

Kur lani këmbët, uji nuk duhet të jetë shumë i nxehtë dhe mos harroni të masazhoni mes gishtërinjve tuaj. Këmbët duhet që t’i mbani të thata.

Pasi të keni tharë këmbët tuaja, spërkatni me pudër për t’i mbajtur ato të thata.

Nëse keni infeksion në këmbë, mund të përdorni pudra të posaçme për mjekimin e këmbëve. Në këtë mënyrë do të qetësohet kruarja e shkaktuar nga infeksioni.

Lajini, thajini, pudrosini dhe përsëriteni këtë veprim disa herë në javë. Lërini këmbët tuaja të jenë në kontakt me ajrin.

Është e rëndësishme që t’i mbani këmbët tuaja të buta duke përdorur gjithashtu locione, kremra, vazelinë, hidratues etj.

Vendosni një shtresë të hollë të saj në majat dhe fundet e këmbëve tuaja. Sigurohuni që lëkura e ka përthithut atë çfarë ju keni aplikuar, prisni të thahet lëkura pastaj mund të kryeni veshjen përkatëse.

Që të lejoni gjakun që të shkojë deri te gishtat e këmbëve shkundini gishtat, duke i hapur si disa herë në ditë për 5 minuta.

Nëse puna juaj është në zyrë dhe duhet të qëndroni kryesisht të ulur, duhet t’i lëvizni këmbët tuaja për të ndihmuaredhe më shumë qarkullimin e gjakut.

Gjithashtu mos e teproni me qëndrimin në këmbë ose të mbani çorape të ngushta apo këpucë të parehatshme sepse ato mund të prishinqarkullimin tuaj të gjakut.

Shtrirja e këmbëve dhe masazhi, duke i fërkuar mbi një top, janë të mira për këmbët tuaja dhe mund të ndihmojnë në menaxhimin e dhimbjeve.

Ju mund të përdorni një lloj të veçantë guri për të trajtuar kallot e këmbëve tuaja. Pas larjes ose dushit, fërkoni me gurë butësisht mbi zonën ku është kalloja.

Duhet të mos harroni se vetëm disa minuta aktivitet në ditë ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut, gjë që i bën këmbët tuaja më të shëndetshme.

Ecja, biçikleta, noti, vallëzimi, madje edhe kopshtaria do të funksionojnë në këtë stërvitje të këmbëve.

Është edhe më e rëndësishme të kujdeseni për këmbët tuaja nëse keni diabet, veçanërisht nëse keni dhimbje, mpirje, ndryshime në formën e këmbëve ose plagë që nuk shërohen. Sëmundja e ul qarkullimin e gjakut dhe mund të dëmtojë nervat në këmbët tuaja.

Flisni me mjekun tuaj që të mbani nën kontroll diabetin dhe të shëroni probleminqë mund t’ju shfaqet në këmbë.