MENU
klinika

Këshilla!

Si të mbetesh i ri

10.10.2018 - 17:17

Të ngelesh i ri është ëndrra e të gjithëve, por ndërsa vitet ecin ne nuk mund të ndikojmë shumë në pamje, por kemi mundësinë që të ngelemi të rinj në shpirtin tonë. Për këtë, lexoni më poshtë:

Kaloni kohë me miqtë tuaj

Miqtë janë të mirë për shpirtin. Koha që kaloni duke bërë gjëra me njerëz të tjerë mund të ketë një efekt më të madh në hapësirën tuaj të jetesës se sa ku jetoni, ku punoni dhe nëse keni një partner apo bashkëshort kjo do t’jua ndryshojë jetën edhe me të.

Bëni diçka krijuese

Merrni pak frymëzim për të bërë diçka artistike dhe do të jeni më të lumtur, do të mendoni më qartë dhe do të keni një cilësi më të mirë të jetës. Nëse keni nevojë për një ide, atëherë filloni të veproni. Njerëzit të cilëve iu kërkua të zgjedhin një ide të re kreative thanë se ata ishin më pak “të frikësuar” nga kjo sesa nëqoftëse këndonin apo vizatonin.

Nëse ju keni menduar gjithmonë se keni qenë për skenën, tani është koha juaj për të ndriçuar.

Ndërprisni ndërhyrjet kozmetike

Shanset janë që me kalimin e moshës, zakonisht femrat, të vendosin më shumë makiazh. Hulumtimet tregojnë se gratë zakonisht mbivlerësojnë sasinë e makiazhit apo ndërhyrjeve kozmetike që ato kanë nevojë, veçanërisht kur duan të duken tërheqëse për të tjerët. Shumë makiazh mund të bëjë të duket sikur po përpiqesh të fshehësh diçka në moshën tënde.

Ushtrime

Ju nuk keni nevojë të merreni me një sport të ri. Vetëm punoni në kopësht ose bëni një shëtitje të shpejtë. Çdo javë, synimi për të paktën 2.5 orë aktivitet është ajo për çfarë ka nevojë zemra juaj që të funksionojë më mirë.

Bëni disa lëvizje për muskujt tuaj, si shtytje ose ulje, disa herë në ditë. Kjo mund t’iu ndihmojë të ndiheni, të dukeni dhe të mendoni më mirë. Gjithashtu, ndihmon në parandalimin e diabetit, presionit të lartë të gjakut dhe sëmundjeve të zemrës. Por, konsultohuni me mjekun tuaj para se të filloni ndonjë plan të ri ushtrimesh.

Vendosni kremin për mbrojtjen nga dielli

Kjo sigurisht nuk iu bën të dukeni më të rinj, por ka efektin që t’iu mbrojë nga rrezet e diellit. Rrezet ultravjollcë të diellit shkaktojnë më shumë se 90% të dëmtimit të lëkurës suaj; rrudha, njolla, skuqje dhe ashpërsime të lëkurës.

Këto kremra ndihmojnë në parandalimin e kancerit të lëkurës.

Mësoni diçka të re

Vendosni veten në sfidë herë pas here dhe mund të ndihmoni që të ndaloni dobësimin e trurit. Vallëzimi është një shembull i shkëlqyer, sepse iu lejon të ushtroni dhe të shoqëroheni në të njëjtën kohë, dy gjëra që mbajnë mendjen dhe trupin tuaj në formë.

Furçë, fill pastrues dhe shpëlarje e dhëmbëve

Nëse ju nuk i bëni këto atëherë dhëmbët tuaj mund të marrin ngjyrë të verdhë dhe ju mund të zhvilloni sëmundje të mishrave të dhëmbëve. Kjo mund të çojë në dëmtimin e mishrave të dhëmbëve, një shenjë treguese e moshës dhe lidhet me sëmundjen e zemrës, insultin cerebral dhe madje edhe kancerin e pankreasit.

Mos pini duhan

Shkakton rrudha sepse ngushton enët e gjakut dhe kufizon gjakun që mund të arrijë në shtresën më të lartë të lëkurës suaj. Ajo gjithashtu shkakton kancer, sëmundje të zemrës dhe sëmundje të mushkërive, asnjëra prej të cilave nuk iu bën të ndiheni apo dukeni të rinj.