MENU
klinika

“Baktervrasësi i parë”

Si u zbulua antibiotiku i parë në botë?

19.10.2018 - 21:40

Historia e penicilinës…

“Kur u zgjova vetëm pas agimit më 28 shtator 1928, unë nuk isha i sigurt se do të revolucionarizoja botën mjekësore duke zbuluar antibiotikun e parë në botë, apo baktervrasës.”

Flemingu më vonë do të thotë: “Por unë mendoj se ishte pikërisht ajo që unë bëra.” (Alexander Fleming ishte biolog, farmakolog dhe botanist skocez.)

Në vitin 1927, Flemingu studioi shtamet e stafilokokut. Ai ndërkohë ishte bërë i njohur nga puna e tij e mëparshme dhe kishte një reputacion të merituar si një studiues brilant, veçse laboratori i tij ishte shpesh i çrregullt.

Më 3 shtator 1928 Flemingu u kthye në laboratorin e tij, pasi kaloi gushtin me pushime së bashku me familjen e tij.

Para largimit, ai kishte bërë pirg të gjitha kulturat e tij të stafilokokut në një stol, në një cep të laboratorit.

Ai vuri re se një kulturë ishte kontaminuar me një kërpudhë dhe se kolonitë e stafilokokut që e kishin rrethuar atë, ishin shkatërruar, ndërsa kolonitë e tjera më larg ishin normale.

Ky “lëng myk”, i quajtur substancë, liroi penicilinë më 7 mars të vitit 1929, (testimi i penicilinës ruhet në Muzeun Alexander Fleming në spitalin e Shën Marisë, Paddington).

Flemingu publikoi zbulimin e tij në vitin 1929, në British Journal of Experimental të Patologjisë. Flemingu, së bashku me ekipin e tij në Oksford me Ernst Boris dhe Edward Abrahami, të mbështetur me fonde nga qeveritë e SHBA dhe britanike, filluan prodhimin në masë të penicilinës.

Sipas D-Day, në vitin 1944 kishte qenë e mjaftueshme penicilina e prodhuar, për të trajtuar të gjithë të plagosurit në forcat aleate. Flemingu ishte i pari që zbuloi vetitë e substancës aktive, duke i dhënë atij privilegjin e emërtimit: Penicilinë.

Zbulimi i rastësishëm i Flemingut dhe izolimi i penicilinës në shtator të vitit 1928 shënon erën moderne të antibiotikëve. Antibiotikët modernë janë testuar duke përdorur një metodë të ngjashme me zbulimin e Flemingut.

Flemingu gjithashtu zbuloi shumë herët se bakteret fitojnë rezistencë ndaj antibiotikut.

Këtë e vërtetoi në kohën kur penicilina u përdor për një periudhë shumë të shkurtër dhe jo shpeshherë (p.s duke u neglizhuar gjatë përdorimit të saj nga personeli mjekësor).

Në vitin 1955 Flemingu vdiq në shtëpinë e tij në Londër nga një atak në zemër. Ai u varros në katedralen e Shën Palit.

 

(Marrë nga libri “Historia e Mjekësisë”, përgatitur nga Prof. Andrea Gudha)