MENU
klinika

7 kuriozitete të tij

Sigmund Frojd dhe legjenda e tij psikologjike

22.10.2018 - 21:18

Nga Eugent Kllapi/

Ai është quajtur ndryshe si babai i psikoanalizës dhe i shpjegimit të ëndrrave pasi ishte nga të parët që dha një kuadër teorik të plotë për shpjegimin e ëndrrave dhe të problemeve ekzistenciale të individit dhe shoqërisë.

 

Figura e tij profesionale dhe individuale është një nga personalitetet më të mëdha të botës së shekullit të XIX. Njëkohësisht ishte dhe hodhi interpretime me anë të studimeve të antropologjisë kulturore, të letërsisë antike si dhe shkencëtar që u mor me shkencën e psikologjisë e në veçanti me eksperimente mbi instiktin dhe skizofreninë.

Është pasues dhe nxënës i Eugent Brojler, një nga psikoanalistët dhe neurologët e parë të asaj kohe që ndau psikologjinë me neurologjinë me anë të eksperimenteve të vajzës gjeni që ishte në lidhje skizofrenike dhe e paralizuar pjesërisht të quajtur Ana O, mori mësimë të vlefshme prej tij.

Ekpserimentet e hipnozës, gjë që e shfrytëzoi dhe Frojdi, dhanë frytet e merituara, por që Frojdi u hodh shpejt në një lëm tjetër që ai mendonte se ishte më produktiv, ato të ‘’asosacioneve të lira’’. Kjo metodë edhe sot e kësaj dite është shumë e përhapur në SHBA.

UNSPECIFIED – JANUARY 01: Freud Family. Photography. Around 1876. Standing (left to right), Paula, Anna, unknown girl, Sigmund, Emanuel (Freud’s half brother), Rosa, Maria or ‘Mitzi’, Simon Nathanson (Amalia Freud’s nephew); seated: Dolfi, Amalia Freud, Jacob Freud; in foreground: Alexander, unknown child. (Photo by Imagno/Getty Images) [Gruppenfoto der Familie Freud. Photographie um 1876.]
Hapi një shkollë të tij ku dolën një sërë figurash në lëmin e psikologjisë analitike që mbahen ndryshe edhe si figura qendrore si Adler, Fromm, etj. Prej Adler më vonë pësoi dhe një zhgënjim të madh për kundërshtimin që i bënte atij dhe për mënyrën si vijuan marrëdhëniet. Rryma që doli prej tij u quajt ndryshe ”noefrojdiste”. Bashkëjetues me psikologun tjetër të famshëm për teorinë e karakterit Jung. I ashpër me nacionalizmat e theksuara që lindën në Europë për krijimin e komb-shteteve dhe shteteve superiore.

Në Shqipëri për një kohë të gjatë mendohet si mendimtar negativ që shikon vetëm anën e seksualitetit. Edhe në katedrat akademike u kundërsthua, një nga kundërshtaret më të forta ishte sociologia Mead, e cila mendonte se teoria e tij ishte e njëanshme vetëm nga ana mashkullore duke mos e përfshirë të tërën në fenomenologji.

Frojdi teorinë e tij bazë të instiktit e ngre që nga lashtësia protoike të fisit të parë e deri në dramat antike greke, studion mitin dhe dramën, tragjedinë dhe shpik konceptet në teorinë e tij psikolgijike të ‘’Kompleksi i Edipit’’, dhe i Elektras’’, ‘‘tabuja’’ e djemve të fisit të parë etj, ku për herë të parë në psikologji hedh idenë e një koncepti themelor si është ‘’ndrydhja’’ apo ‘’shtypja’’ që detyrimisht shpien drejt ”neurozës” dhe drejt sjelljeve anormale.

Në psikolgojinë shoqërore merr hov nga autori Le Bon që kishte nxjerrë ‘’Psikologjia e popujve dhe e turmave’’ dhe hedh një tezë të tij për ‘’Psikologjinë e turmave’’ ku ai vetë hedh paradigmën teorike dhe shpjegon sjelljet e turmave në ushtri, fe, si dhe të institucione shoqërore , organizime grupore, niset nga individualja e përfundon tek turma. Libër ky i përkthyer edhe në shqip. Merr për bazë në sjelljen psikolgjike autorë të tjerë si Zimmel etj.

Ai është nismëtari i një shoqërie të lirë sidomos në Berlin po më pas e hedh si koncept dhe më gjerë për heqjen e një realiteti fals, heqjen e ndrydhjeve dhe të shtirjes, pra heqjen e neurozave gjithfarëshe që e mundonin shoqërinë e asaj kohe. Kjo aq e theksuar në shoqërinë postkomuniste shqiptare.

Në fillim ai beson tek zbërthimi i instikteve, më pas teorinë e tij sipas Erich Fromm ai e modifikon dhe rregullon disa aspekte të teorisë së tij me ‘’Unin’’, ‘’Mbiunin’’, ‘’Idilin’’, dhe proceset bashkëvepruese, si dhe shumë koncepte të tjera si ‘’Erosi’’, ‘’Tanatosi’’, ‘’stadi genital’’, ‘’anal’’ etj.

Gjenialiteti i tij është kapja e sjelljes së njeriut nëpërmjet procesit të ndrydhjes që kalon nga psikologjia normale e të sjellurit tek individi te psikologjia anormale me anë të shtypjes për te e pandërgjegjshmja. Ky kyç mbahet si një arritje e madhe e tij. Sigurisht që edhe ai kishte një prapavijë të psikologëve të tjerë si dhe të miteve të letërsisë antike greke që shpjeguam më sipër.

Ai ishte një nga shumë hebrej të famshëm si figura të fuqishme boterore që i kanë dhënë shumë njerëzimit, ishte gjeni në fushën e vet. Ndryshe ai mbahet si një nga figurat qendrore të psikologjisë botërore dhe referencë e padiskutueshme edhe sot e kësaj dite.

Sigmund Frojdi, babai i psikoanalizës, vdiq më 23 shtator 1939 në Londër. Le të citojmë disa aspekte të jetës së tij që jo të gjithë i njohin…

Disa kuriozitete mbi jetën e Sigmund Frojdit

1) Ishte pararendësi i parë i Pet Therapy (Terapia e Kafshëve)

Sigmund Frojdi e konsideronte esenciale praninë e qenushit të tij, Jofi, gjatë seancave të psikoanalizës, sepse shërbente si qetësues për pacientin. Jofi ishte mësuar kaq shumë me ndjekjen e seancave të të zotit, saqë me kalimin e kohës mësoi të llogariste kohën e çdo takimi. Kur ai ngrihej në këmbë, Frojdi kupronte se ishte momenti për të ndaluar seancën.

2) Divanin e tij të famshëm e kishte dhuratë

Gjithmonë duke folur për seancat, divani i famshëm ku ai merrte në terapi pacientët, ishte dhuratë nga një paciente e tij, znj. Benevenisti. Ideja për t’i lënë pacientët të shtrirë në divan ia behu në kohën kur praktikonte hipnozën dhe zbuloi se ishte më e lehtë t’i çonte njerëzit në ekstazë nëse qëndronin shtrirë.

3) I pëlqenin cigaret

Frojdi pinte deri 20 cigare në ditë dhe në mjegullnajën e tymit, ai mërmëriste: “Ndonjëherë një cigare është vetëm një cigare”. Për shkak të duhanit, Frojdit iu zhvillua një tumor i rëndë në fyt, çka çoi në vdekjen e tij në vitin 1939

4) Nuk tregonte kujdes ndaj veshjes

Thuhet se në dollapin e tij kishte vetëm tre kostume, tre palë të brendshme dhe tri palë këpucë. Jo për të kursyer, por sepse i dukej e padobishme të blinte rroba të tjera.

5) Përdorte kokainë

Frojdi vuante nga dhimbje të tmerrshme koke. Frojdi zbuloi kokainën, pothuajse e panjohur në atë periudhë, në moshën 28 vjeçare. Fillimisht e përdori si terapi kundër ankthit, por njëherazi edhe për dhimbjet e kokës, mirëpo krijoi varësi prej saj, të paktën deri në moshën 40 vjeç.

6) Dinte shumë gjuhë

Frojdi dinte shumë gjuhë. Përveç gjermanishtes, Frojdi fliste anglisht. Kur ishte i ri, mësoi edhe spanjisht vetëm ngaqë donte të lexonte “Don Kishotin” në gjuhën origjinale.

7) U nominua 12 herë për Çmimin Nobel

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!