MENU
klinika

Mbi 10 mijë të punësuar

Siguria private, informalitet i lartë

21.10.2018 - 16:20

Zhvillimim  i ekonomisë  pas viteve 90, zgjerimi i biznesit, si edhe  rritja e krimit  të organizuar janë disa nga faktorët që sollën nevojën e shërbimit privat të sigurisë. Vitet e fundit numri i këtyre kompanive në vendin tonë ka ardhur duke u rritur, po ashtu edhe numri i punonjësve të këtij shërbimi.

Që prej vitit 2005, numri i personave të punësuar pranë këtyre kompanive është dyfishuar nga  4 mijë në rreth 8 mijë punonjës, ndërsa numri i kompanive që operonin në treg ka arritur në rreth 260.

Përgjithësisht, SHPSF-të në Shqipëri kanë rekrutuar një numër të vogël punonjësish ku subjektet më të vogla punësojnë deri në dhjetë persona dhe subjektet më të mëdha midis 100 dhe 200 persona. Kjo tendencë është kryesisht rezultat i dispozitave ligjore të viteve 1993 dhe 2001 që përcaktonin tavane mbi numrin e punonjësve që mund të punësohen në SHPSF në nivel qarku. Për të anashkaluar këtë kufizim, shumë SHPSF kanë nënkontraktuar shoqëri me qendër në rrethe të tjera. Si përgjigje, ligji i vitit 2014 e hoqi tavanin mbi numrin e të punësuarve, por ndaloi edhe nënkontraktimin.

Sipas Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, rezulton se numri i punonjësve që punojnë realisht për SHPSF-të mendohet të jetë më i lartë sesa ai që raportohet, me qëllim për të shmangur pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore, shoqëritë priren të deklarojnë një numër më të vogël punonjësish. Sipas vlerësimeve të përafërta nga intervistat me përfaqësues të SHPSF-ve, numri total i të punësuarve si roje sigurie që nuk janë subjekt i rregullimeve të parashikuara nga Ligji për Shërbimin Privat të Sigurisë Fizike, sepse nuk janë të licencuar ose të deklaruar mund të tejkalojë shifrën 10 mijë vetë.