MENU
klinika

Shifrat e 8-mujorit

Sigurimi i jetës, vetëm dy euro për frymë  

06.10.2018 - 11:35

Shqiptarët këtë vit kanë shpenzuar vetëm dy euro për frymë për sigurimin e jetës. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, deri në fund të gushtit primet e shkruara bruto të sigurimit të jetës kishin vlerën e 743 milionë lekëve ose rreth 5.9 milionë eurove. Tregu është madje në rënie me 2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aktiviteti i jetës vazhdon të mbajë një pjesë modeste kundrejt volumit total të tregut të sigurimeve në Shqipëri, me rreth 7.5% të primeve të shkruara bruto.

Ecuria e tregut gjatë gjysmës së parë të këtij viti është frenuar ndjeshëm nga rënia në produktin kryesor, atë të sigurimit të jetës së debitorit. Primet nga ky produkt kanë rënë me 7% krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2017. Si një produkt i detyrueshëm për të marrë kredi bankare afatgjatë, jeta e debitorit zë rreth 60% të primeve totale në sigurimin e jetës.

Në klasat e tjera të sigurimit vërehen ritme të kënaqshme të rritjes, ku produktet me rritjen më të lartë ishin jeta e kombinuar dhe jeta në grup. Megjithatë, tregu i sigurimit të jetës në Shqipëri ngelet shumë i vogël, ndërsa produktet e mirëfillta vullnetare janë pothuajse të papërfillshme për nga pesha e tyre.

Në aktivitetin e sigurimit të jetës veprojnë tre kompani. Tregu edhe këtë vit dominohet nga Sigal Life, me 63% të primeve, e ndjekur nga SiCRED me 20% dhe Insig Life me 17%.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Siguruesit "rrudhin dorën"

Pagesat e dëmeve ulen me 11%