MENU
klinika

Si Marilyn Monroe

Sikletet me fustanin s’kanë fund për Dukeshën Kate

23.10.2018 - 09:24

Një revistë gjermane ishte e parë që mori guximin të postonte foto të Dukeshës Kate Middleton rreth katër vite më parë në moment të sikletshëm, kur era i ngriti fustanin.

Por ky problem është përsëritur shpesh që prej asaj kohe për Dukeshën, por tashmë edhe në Angli asnjë prej mediave nuk heziton t’i bëjë publike fotot.

Ndoshta jo edhe për fajin e saj, Kate e ka thyer me dhjetëra herë protokollin. Ajo ka patur fatin e keq të ketë rënë disa herë pre e mosfunksiomit të veshjeve të saj. Situatë e pakëndshme apo jo, që kombinuar me një dozë të mirë ere, i kanë dhuruar momente shkëlqimi alla Marilyn Monroe. Më i famshmi është ai i marsit të vitit 2011, një muaj para martesës. Ndërsa dukesha e Cambridge dhe princi William po vizitonin forcat ushtarake kanadeze, asaj ju ngrit fustani ngjyrë limoni duke dhuruar kështu një pamje të plotë të këmbëve të saj elegante.

Sigurisht që fotot u shpërndanë me shpejtësinë e erës dhe kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Mbretëreshës Elizabeth.