Parku “Rinia” dallohet për historinë e tij shumëvjeçare dhe ndërhyrjet e fundit që kanë pasur si qëllim përmirësimin e ambienteve të tij kanë rezultuar të suksesshme.
Në fillim të muajit Qershor të këtij viti, minibaseneve në zemër të parkut, Bashkia vendosi t’iu shtojë me një fond modest disa shpendë ujorë, që ishin atraksion për kalimtarët e sidomos për fëmijët . Megjithatë ditën e djeshme në orët e para të pasdites një pjesë e shpendëve janë vjedhur nga persona ende të paidentifikueshëm.
Kalimtarët e rastit kanë qenë ata që kanë dëshmuar këtë akt dhe një pjesë e tyre janë përpjekur të ndalojnë personat që kryen vjedhjen.
Punonjësit e mirëmbajtjes së parkut kanë qenë të parët që kanë reaguar duke u përpjekur t’i ndjekin dhe izolojnë “rrëmbyesit”, megjithëse përpjekjet kanë rezultuar të pasukseshme. Rreth shtatë shpendë nga dhjetë të gjithsejtë që përmbanin ambientet ujore, u vodhën ndërsa të tjerët u mbrojtën nga kalimatrët e punonjësit e bashkisë.
Mësohet se nga dita e djeshme policia po punon për zbardhjen e identitetit të autorëve duke marrë dhëshmitë e personave të pranishëm në ngjarje. Këta të fundit e cilësuan aktin si një veprim të ulët e aspak njerëzor dhe theksuan se është hera e parë që shpendët largohen nga parku , që pas arrdhjes së tyre.
Kujtojmë se ata u vendosën në një ambient të posaçëm edhe gjatë ndërhyrjes që u bë në muajin Gusht në minibasene.
L.S