Dua Lipa është shndërruar në një prej personazhe të showbiz më të dashura jo vetëm në vendin tonë, por në mbarë botën për muzikës, por edhe për pamjen e saj, e cila duket se nuk është edhe aq unike!
Një gjimnaziste në Tiranë duket se është kopja identike e këngëtares së famshme. Ajo është Hilda Kërtalli, një nxënëse e gjimnazit “Qemal Stafa”, në Tiranë. Me tipare të theksuara si: buzë, flokë dhe vetulla, Hilda duket sikur të ishte motra binjake e Duas.
Kjo ngjashmëri sidomos përkon me kohën kur Dua mbante flokë më të gjata, stil të cilit i dha fund në fillim të këtij viti, duke i ndryshuar flokët e saj në të shkurtra.
Në imazhet e publikuara në rrjetin social Instagram, vajza nga Tirana ngacmohet nga komentuesit me pyetjen “A je ti Dua?”.