MENU
klinika

Detajet

Spanjë/ Goditet grupi kriminal, mes tyre edhe shqiptarë

18.10.2018 - 13:49

Gjatë një operacioni në Spanjë janë arrestuar 15 persona për trafikim dhe shfrytëzim prostitucioni.

Ende nuk ka detaje të reja në lidhje me identitetin e të arrestuarve, por hetimet janë shtrirë në disa qytete të Spanjës.

Gjatë kontrolleve, autoritetet kanë liruar edhe 5 gra, të cilat detyroheshin të prostituonin në disa zona në shtetin spanjoll.

Sipas policisë, personat e rrezikshëm u kapën në Las Palmas de Gran Canaria, Palma de Mallorca dhe Alicante dhe 5 gratë të cilat mbaheshin nën presion ishin të detyruara të paguanin një shumë 35 mijë euro.

Në total janë kryer 536 operacione për të çrrënjosur shfrytëzimin seksual, ndërsa në pranga kanë përfunduar 1,219 njerëz, kryesisht persona nga Spanja, Shqipëria, Nigeria dhe Kina.

Gjithashtu nga operacionet e kryera është bërë i mundur lirimi i rreth 290 viktimave, të cilët shfrytëzoheshin për qëllime seksuale nga ky grup i rrerzikshëm.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës