MENU
klinika

Jo vetëm “Rambo 5”

Stallone protagonist dhe në dy filma të rinj

18.10.2018 - 23:26

Teksa kanë nisur xhirimet e “Rambo 5”, Sylvester Stallone ka dhanë lajmin e madh se do të jetë protagonist edhe në dy filma të tjerë.

Legjenda e Hollivudit ka treguar edhe njëherë tjetër se nuk njeh moshë. Ai aktualisht është 72 vjeç dhe është duke xhiruar në filmin “Rambo 5”.

BEVERLY HILLS, CA – JANUARY 10: Actor Sylvester Stallone attends the 73rd Annual Golden Globe Awards held at the Beverly Hilton Hotel on January 10, 2016 in Beverly Hills, California. (Photo by Jason Merritt/Getty Images)

Dy filmat e rinj do të prodhohen nga kompania e tij “Balboa Productions”. Filmi i parë titullohet “Samaritan”, që do të ketë në fokus disa superheronj dhe do të nisë xhirimet përgjatë vitit 2019.

Stallone do të jetë protagonisti edhe i filmit të dytë “Hunter”, që do të bazohet në romanin e James Byron Huggins.

Në qendër të historisë do të jetë Nathaniel Hunter, aftësitë e të cilit e bëjnë atë njeriun e përsosur për të gjetur dhe eliminuar një krijesë të egër krijuar nga një agjenci, qëllimi i së cilës është shkatërrimi i qytetërimit.