MENU
klinika

Sytë nga Turqia!

Stambolli me aeroportin më të madh në botë

28.10.2018 - 22:08

Këtë të hënë, Stambolli do të kthehet në qendrën botërore të fluturimeve, pasi do të inaugurohet aeroporti më i madh në botë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, të hënën me pjesëmarrje të mysafirëve nga e gjithw bota do të bëjë hapjen e Aeroportit të Ri të Stambollit, i cili, pas përfundimit të plotë, do të jetë aeroporti më i madh në botë.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Anadolu Agency, në ceremoninë e hapjes do të marrin pjesë mysafirë të shumtë të huaj, në mesin e të cilëve gjenden edhe krerë shtetesh dhe qeverish, si dhe ministra të transportit. Deri më tani, siç njoftohet, mbi 50 zyrtarë të lartë kanë konfirmuar pjesëmarrjen, ndërkohë që ceremonia do të ndiqet në mbarë botën.

Ceremonia e hapjes së fazës së parë, gjatë së cilës do të shërbehen 90 milionë pasagjerë në vit, do të fillojë në orën 16:00, me një koncert të Orkestrës Simfonike të Presidencës së Turqisë.

Aeroporti është ndërtuar në një hapësirë prej 76.5 milionë metra katrorë, ndërsa për hapjen e fazës së parë janë investuar gjashtë miliardë euro.

Ndërkaq, faza e dytë pritet të përfundojë deri në vitin 2023. Për ndërtimin e aeroportit, i cili do të jetë më i madhi në botë, janë angazhuar rreth dhjetë mijë punëtorë.

Pas përfundimit të punimeve, aeroporti do të përbëhet nga gjashtë pista të ndara me një kapacitet për 500 avionë, parking të hapur dhe të mbyllur me kapacitet për 70 mijë automjete dhe në vit do t’u shërbejë 200 milionë pasagjerëve.

Fluturimi i parë nga aeroporti që do të kryhet pas ceremonisë dhe avioni i tipi Boeing 777, i kompanisë “Turkish Airlines”, do të fluturojë drejt Ankarasë.

Aeroporti i Stambolli

Pas përfundimit të zhvendosjeve të duhura deri në fund të vitit, pritet që në aeroport në ditë të aterojnë dhe ngrihen deri në 2.000 avionë, nga më shumë se 350 destinacione, ndërsa shërbimet e tyre do t’i ofrojnë 250 kompani ajrore.

“Të zënë më përgatitjet për dasmën”

Selena Gomez dhe Benny Blanco drejt altarit?

“Diana do ishte gjallë nëse unë…”

Shoferi besnik i Princeshës flet pas 27 vitesh