MENU
klinika

Moto GP

Starti i pilotëve për garën e Tajlandës

06.10.2018 - 10:49

Ashtu si në Formula 1, edhe në Moto GP po dominon lideri i kampionatit, Marc Marquez, që arriti “pole position” numër 50 në karrierë në edicionin inaugurues të Çmimit të Madh të Tajlandës, duke lënë pas shpine Valentino Rossi, në një sesion provash me të vërtetë emocionues.

Katër herë kampioni i botës, Marquez vendosi kohën 1 minutë e 30.088 sekonda. Honda e tij ishte vetëm 0.011 sekonda më e shpejtë se Yamaha e Valentino Rossi. Linja e parë e startit u kompletua me Andrea Dovizioso me Ducati, ndërsa Maverick Vinales i Yamaha doli i katërti.

Marquez, që ka 246 pikë, kryeson me 72 pikë më shumë se Dovizioso, kur mbeten pesë gara nga fundi. Piloti tjetër Ducati, Jorge Lorenzo, i katërti në renditjen e përgjithshme nuk do të marrë pjesë në garën, që nis nesër në orën 09:00 (me orën tonë), si pasojë e një rrëzimi të rëndë në provat e së premtes, që i ka sjellë fraktura në këmbë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN