MENU
klinika

Deklarata për Serbinë

Stoltenberg: Ju bombarduam që t’i shpëtoni të keqës

07.10.2018 - 13:05

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, gjatë qëndrimit në kryeqytetin serb, Beograd, ka deklaruar se shumë njerëz në vend ende kanë kujtime të këqija nga bombardimet e vitit 1999.

Ai tha se kjo është bërë në mënyrë që të mbrohen civilët, duke e shpëtuar nga e keqja nga qeverisja e presidentit të atëhershëm të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq.

Kam thënë se e kemi bërë këtë që të mbrojmë civilët dhe ndaluam regjimin e Millosheviqit. Por, porosia ime më e rëndësishme është që duhet të shohim kah e ardhmja”, ka thënë Stoltenberg në një intervistë për Blic.

Ai shtoi se NATO-ja mbështet dialogun Kosovë-Serbi dhe jo vetëm politikisht.

“NATO-ja e mbështetë dialogun, jo vetëm politikisht, por edhe me faktin se jemi prezentë në Kosovë me KFOR-in, mandati i të cilit është ruajtja e sigurisë. Edhe më tutje do të jemi aty që të mbrojmë të gjitha nacionalitetet. Ne mbështesim me gjithë zemër procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe është e rëndësishme të vazhdojmë. Kjo është e rëndësishme për paqen dhe sigurinë në rajon dhe liderët politikë të rajonit duhet të luajnë një rol shumë të rëndësishëm”, tha ai.

Stoltenberg po qëndron në Serbi lidhur me vëzhgimin e stërvitjeve “Serbia 2018”, i cili do të mbahet nga data 8 deri më 11 tetor në Mladenovac. /Konica/

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

AKU bllokon 20 ton në pikën e eksportit në Divjakë

Kontrollet për mandarinat me pesticide në Lushnjë

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat