MENU
klinika

Ambjentet e padëshiruara

Studentët braktisin konviktet, kërkojnë banesa me qera

04.10.2018 - 12:12

Muaji Tetor shënon interesin më të lartë sa i takon kërkesave për banesa me qera, të cilat kryhen pranë Agjensive Imobilare në Gjirokastër. Sipas Ekaterini Puqe, një prej përfaqësueseve të Agjensive, kërkesat më të shumta janë nga të rinjtë të cilët do të vazhdojnë studimet e larta pranë Universitetit “Eqrem Çabej”.

Pavarësisht se të dy konviktet janë në restaurim e sipër ajo që vihet re është fakti që këto ambjente ngelen të padëshiruara nga të rinjtë.

Ka një numër të konsiderueshëm kërkesash, fenomen që në këtë periudhë kohe e kemi hasur edhe gjatë viteve të kaluara. Kërkesat kryhen nga studentët të cilët dëshirojnë të kenë privatësinë e tyre dhe maksimumi në shumicën e rasteve, ata preferojnë ta ndajnë banesën me të paktën një person“, thotë Puqe.

Lidhur mbi zonat e preferuar dhe pagesën aktuale në treg ajo thotë:

Më e preferuar mbetet lagja 18 Shtatori, kjo jo vetëm se është zona më e populluar, por edhe ndodhet fare pranë me Universitetin dhe krijon mjaft lehtesi për të rinjtë. Sot një pagese mujore qeraje varion nga 13 deri ne 16 mijë lekë të reja në këtë zonë, sigurisht kjo edhe në bazë të hapësirës së ambjentit te kërkuar nga të rinjtë“, ka thënë përfaqësuesja e agjensive imobilare Ekaterini Puqe.

Kërkesat për akomodimin në apartamente me qera vijnë në kohën kur pranë sekretarive të Universitetit “Eqrem Çabej” numri i aplikantëve për këtë vit është tepër i ulët e ndoshta viti më i keq i tij në këtë aspekt.

Ky mund të konsiderohet sigurisht një paradoks por ajo që është sot e dukshme, është fakti se veç auditorëve edhe dhomat apo ambjentet e konvikteve do të jenë të zbrazëta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Një 41-vjeçar qëlloi në ajër për të kanosur avokatin..."

Të shtënat me armë në Memaliaj, policia sqaron ngjarjen

Ishte në makinë me nipin, kur autori i bëri pritë!

Atentati ndaj avokatit, zbardhen detajet! Si ndodhi ngjarja

U arrestua me urdhër të SPAK për shpërdorim detyre

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës!