MENU
klinika

Kompozitori Shkodran

Studiuesi që i dha nota muzike vargjeve të poetëve tanë

30.10.2018 - 17:25

Rrallë herë fati ka dashur që të njoh njerëz “ajsberg”. Fati tyre, jo kaq bujar sa imi, i ka detyruar që për aq kohë sa ato ishin gjallë, të publikonin e botonin vetëm majën e dukshme të një pune të padukshme, jashtëzakonisht shumë më voluminoze se e dukshmja.

I tillë është edhe rasti i muzikantit, kompozitorit e studiuesit shkodran Tonin Daija. Ai lindi në Shkodër më 25 mars të vitit 1927. Arsimin fillor e krey në shkollën “Dugajët e Reja” ku në klasë të tretë filloi të mësonte violinën nga mësuesi Luigj Koçi.

Që në mosë të hershme filloi jetën artistike, ku në moshën 5 vjeçare u angazhua pranë “Korit të Kishës Françeskane” nga ku mori eksperiencën fillestare prej artisti, çka më vonë do ta shtynte të këndonte edhe si solist.

Me kompozitorin e madh Prenk Jakova, filloi të mësonte “Pistonin” e cila ishte trombë Mib. Gjatë kësaj kohe kur ishte nxënës i Jakovës, u përmirësua ndjeshëm edhe me solfezhin.

Përposë angazhimit artistik si muzikant, u angazhua edhe si aktor ku vlejnë të përmendet rolet në “Baritë e Betlemit” shkruar nga Atë Fishta, në “Shën Aleksi” ku luajti përkrah aktorëve që më vonë u bënë pjesë e Teatrit Kombëtar si Pjeter Gjoka, Gjon Karma, Ndoc Gora, Ndrekë Shkjezi e të tjerë. Pra, jeta personale e Toninit ishte e lidhur pazgjidhshmërisht me atë artistike të qytetit.

Me ardhjen e komunismit, kjo vatër kulture e arti e krijuar në ambjentet fetare të Shkodrës u shkatërrua, kështu Tonini u detyra të merrte pjesë në korin e qytetit pranë institucionit të atëhershëm “Shtëpia e Kulturës”. Por edhe gjatë kësaj periudhe, nuk e la pas studimin e violinës.

Në Shkodër, Tonini çeli një ansambël artistik me të cilin fitoi disa çmime të para në festivale të ndryshme në rang Republike. Por njëkohësisht me këtë, mori pjesë edhe në orkastrën e Radio Shkodrës si violinist e bashkë me këtë pozicion, për 13 vite drejtoi Orkestrën Popullore Qytetare Shkodrane në Radio Shkodra.

Në shkrimet e tij, ai shprehet se gjatë kësaj periudhe pati fatin të bashkëpunonte me artistët më të mirë të këngës popullore shkodrane si Karlo Pali, Kolë Vjerdha, Bik Ndoja, File Gjeluci, Shqyri Alushi e të tjerë.

Pasi ndoqi studimet për Letërsi në Shkodër dhe në Tiranë, përfundoi në Tiranë edhe Konservatorin për “Teorikë”. Laurimi në këtë të fundit, i dha mundësi t’i futej më thellë studimeve profesionale të muzikës.

Në vitet ’55-’60 Tonini punoi si shef muzike në Klubin e Rinisë ku u dha shumë pas aktiviteteve artistike me karakter masiv, por pa lënë asnjëherë pozicionin e tij në Radio Shkodra. Nga vitet ‘60 – ’70 ka punuar pranë Shtëpisë së Pionierit ku ka zhvilluar forma të ndryshme të aktivitetit muzikor si: kor, orkestër, teatër, balet e të tjera.

Në vitin 1969 u caktua Shef muzike në Shtëpinë e Kulturës ku filloi edhe aktiviteti i tij krijues, mjaft i suksesshëm. Mjaft të kujtojmë disa nga krijimet e tij: “Me shëndet moj drandofile”, “Më shkoj lala në Tirane”, “Lahutari” e të tjera.

Në vitin 1978, u emëra pedagog në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” ku, mes të tjerash, mbahet mend për organizimin e një studimi mbi këngën popullore qytetare shkodrane dhe brenda kësaj, edhe një koncert me harmonizimet dhe krijimtarinë e tij personale.

Prenk Jakova

Ndërkohë që lexoj punimet e tij artistike , shqetësohem se cilën nga punët e tij duhet të vë të parën. Nuk di nëse duhet të filloj me Studimet Folklorike Muzikore, e Studimet Historike – Muzikore apo me Studimet Muzikore – Gjuhësore.

Kështu, i frikësuar nga padija ime se kë duhet të zgjedh të parin, po rradhis punimet e tij ashtu siç ai, Tonin Daija i ka lënë:

I)Studime folklorike muzikore:

  1. “Vallet Shkodrane” dhe “Kangët e Shtregullave” – “Melodia, harmonia, konstrukti, autenticiteti” – Studim prej 70 faqesh, me shembuj muzikorë. (dorëshkrim)
  2. “Kënga Qytetare Shkodrane” – (Ahengu Qytetar Shkodran) – “Melodia, Metrika, Harmonia, Influenca orientale, Autenticiteti Shqiptar”. Studim prej 71 faqesh me shembuj përkatës. (dorëshkrim)
  3. “Çiftelia” – “Përmbajtja melodike, ndërtimi arkitektonik dhe tonalo – modal – autenticiteti i saj Shqiptar”. Studim prej 34 faqesh me shembujt përkatës. (dorëshkrim)
  4. “Elementët e përbashkët mes homofonisë së Veriut dhe Polifonisë së Jugut” – Vepër e parë e krahasimit të dy dialekteve Muzikorë folklorikë. Studim prej 95 faqesh me shembujt përkatës. (dorëshkrim)
  5. II) Studimet Historike – Muzikore:

a.Etnogjeneza dhe vazhdimësia Iliro – Shqiptare e vështruar nga ana e folklorit muzikor” – Studim i parë i historisë Iliro – Shqiptare 2000 vjeçare, dhe vërtetim me fakte konkrete të folklorit muzikor mbi autenticitetin shqiptar.

III)Studime  Letraro – Muzikore:

a.Tingulli muzikor në Vargjet e disa poetëve të Shqipërisë së Veriut: Fishta, Migjeni, Koliqi, Camaj, Prendushi, Mjeda.

  1. “Atë Gjergj Fishta dhe ‘Lahuta e Malics’” – Fishta, poet i madh i tingullit muzikor të vargut. Studim prej 50 faqesh, dorëshkrim.

/A.D

 

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit