MENU
klinika

Sulmi ndaj pelegrinëve serb

Sulmi në Istog/ Pacolli: Sulm ndaj vlerave evropiane

22.10.2018 - 09:47

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Studenicë të Istogut janë sulmuar me gurë nga persona të paidentifikuar disa autobusë me pelegrinë serbë, të cilët po shkonin në drejtim të manastirit të Studenicës. 

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar për sulmin ndaj dy autobusëve me pelegrinë serbë në Istog.

Jam i tronditur për sulmin ndaj dy autobusëve me pelegrinë serbë sot në Istog. Ky është një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm. Ky është sulm edhe ndaj vlerave të përbashkëta europiane, dhe kërkojmë nga zbatuesit e ligjit që sulmuesit të sillen para drejtësisë”, ka shkruar Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, në rrjetin social Facebook.