MENU
klinika

Pritet vendimi

“Tahiri”/ Drejt mbylljes hetimet për dosjen

15.10.2018 - 09:41

Sot, Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet që të vendosë mbi fatin e procedimit penal të nisur ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili akzuohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të Habilajve, që u godit në Itali. 

Afati i hetimeve nga zgjatja e fundit përfundon në 17 tetor, kohë kur dosja ose duhet të dërgohet në gjykatë ose në të kundërtën duhet të kërkohet një zgjatje tjetër hetimore me tre muaj.

Hetuesit kanë administruar deri tani përgjigjet e letër-porosive të mbërritura nga Greqia Italia dhe Mali i Zi, por pritet që të vijë edhe përgjigjia e një letër-porosie që është dërguar së fundi në Itali.

Afati i hetimit pas dy shtyrjesh dhe prokuroria pritet të dalë me një vendim nëse do ta dërgojë për gjykim ish-ministrin Tahiri apo do të pushojë çështjen ndaj tij.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pohuar se grupi i hetimit i kësaj çështjeje pritet të kërkojë dërgimin për gjykim të Tahirit. Kjo kërkesë pritet t’i bëhet Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë mbi fatin e dosjes.

Nga hetimet e kryera, ish-ministri Tahiri dyshohet se i ka krijuar lehtësira grupit të Habilajve për kultivimin dhe më pas trafikimin e kanabisit drejt Italisë. Këto dyshime, Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka ngritur pasi në më shumë se një rast eksponentë të grupit kriminal kanë përdorur mjete motorrike dhe detare në emër të ish-ministrit Tahiri.

Ndaj ish-Ministrit, Prokuroria po zhvillon edhe një hetim pasuror, pas dyshimeve se një pjesë e pasurisë së tij është produkt i aktiviteteve kriminale.Por deri tani, pas gati një vit hetimi, nuk janë gjetur të ardhura të dyshimta. Llogaritë e tij bankare, të familjarëve dhe pasuritë e paluajtshme rezultojnë të justifikuara.

Ndërsa për pjesën tjetër të personave që janë në hetim për trafik ndërkombëtar droge si pjesë e grupit të vëllezërve Habilaj, prokuroria ka vendosur sekuestron e disa pasurive, si tre dyqane, apartamente dhe një pikë karburanti, të dyshuara si të krijuara nga veprimtaria kriminale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN