MENU
klinika

Detajet

Takimi i qeverive Kosovë-Shqipëri, Peja stacioni i radhës

12.10.2018 - 21:23

Në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u zhvillua takimi përgatitor për mbledhjen e përbashkët të qeverive Shqipëri-Kosovë.

Gjatë këtij takimi u vlerësua ecuria e deri tanishme e vendimeve të marra dhe u analizuan elementet që do të duhet të trajtohen gjatë mbledhjes së ardhshme të përbashkët të dy qeverive.

Mbledhja e radhës do të mbahet në muajin nëntor në Pejë dhe do të ketë në fokus nënshkrimin e marrëveshjeve kryesisht me karakter ekonomik dhe që lehtësojnë jetën e qytetarëve të të dy vendeve.

Kjo është mbledhja e 5-të që zhvillohet mes dy qeverive.

Mbledhja e fundit u zhvillua në qytetin e Korçës me 27 nëntor të vitit të shkuar në të cilën u nënshkruan dymbëdhjetë marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi në fushat si procesi i integrimit euro-atlantik, diplomacia, ekonomia, tregtia, diaspora, kultura, infrastruktura.