MENU
klinika

Deklarata

Takimi me Policinë e Shtetit/ Rama: Të mos pengohet puna e tyre

15.10.2018 - 12:12

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga mbledhja me drejtuesit e policive vendore se akuzat dhe balta e hedhur ndaj uniformave nuk duket të pengojë punën dhe qëllimin e tyre.

Në fjalën e tij, Rama u ndal edhe tek vrasja në Bllok, ndërsa theksoi se Policia e Shtetit duhet të godasë të gjithë të fortët dhe kundërvajtësit: “Kam kërkuar sot, që të flasë me ju dhe përmes jush me të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit. Po kalojmë një moment kur mbi publikun, e për fat të keq edhe mbi Policinë e Shteti është marrë një fushatë shpifjesh të rrezikshme”, tha fillimisht Rama

Rama theksoi se shpifjet dhe dallditë e këtij lloji nuk duhet të pengojnë apo të ulim ritmin dhe punën e uniformave, por përkundrazi kjo të shërbejë si motivim shtesë.

“Bota i njeh si Fake News që po përhapen me shpejtësi. Lajmi i rremë, shpifja ka qenë tek ne në faqet e gazetave dhe në mediat tradicionale. Kam ardhur këtu, sepse dalldia e shpifjes nuk duhet të ndikojë në asnjë mënyrë në punë tuaj. Fëlliqësitë e hedhura mbi uniformat e tuaja, nuk duhet t’u shpërqendroje nga misioni dhe qëllimi i këtij trupi. Që nga të fortët e llojit, që sollën përgjakjen e bllokut në Tiranë, e deri tek ata kundra-vajtësit që shkelin rregullat”, shtoi Rama.

Rama e quajti Nuhun një ‘shpifës me uniformë’. po ashtu kreu i qeverisë ndau edhe njëherë qëndrimin e tij lidhur me arrestimin e djalit të depuetetit, Rexhep Rraja, i cili akuzohet se ka dhunuar ish-të dashurën Xhisiela Maloku.

“Kjo klimë që sundon çoroditjen e njerëzve nuk mundet të cënojë asnjë milimetër shënjestrën e Policisë së Shtetit. Do jem shumë i hapur dhe i drejtpërdrejtë me ju. Është arritje e madhe e qeverisë sonë në këto 5 vite që ju, Policia e Shtetit, fitoi pavarësinë nga partia në pushtet. Kur isha kryetar i Bashkisë, Bilbil Mema ishte drejtor i policisë së Tiranës. Sa herë takoheshim më thoshte; nuk mundet të shohim telefonat nga lartë që i devijojnë rrugën Policisë së Shtetit. Sot Policia e Shtetit është e pavarura. Deputetë, kryeministër, politikanë, nuk i fusin dot hundët në polici dhe nuk guxojnë që të ngenë telefonin për t’i kërkuar favore ndonjërit prej jush drejtues policie. Në ndonjë rast kur kanë tentuar që ta bëjnë, kanë marrë ankesa. Nuk ju shkon mëndja që të shkelin rregullat e qarkullimit.

edi-rama-konica.al
edi-rama-konica.al

Por heton si gjithë të tjerët djalin e një deputeti në mbështetje të një vajze duke e akuzuar atë për dhunë, dhe duke e çuar atë në prokuroi. Edhe për një shkelje në këtë hap e sipër, punonjësi i policisë nuk u gradua dhe u pezullua. Djali i deputeti është aty ku e ka çuar drejtësia dhe jo aty ku do ta kishte lenë dje partia. Dua një reflektim të plotë, një reagim i drejtë dhe një fakt që pavarësisht se Policia e Shtetit u godit nga brenda radhëve të saj prej një shpifësi të provuar katërçipërisht, u desh që shpifja të merrte dhenë. Kjo është e pajustifikueshme. Ku ishte drejtori i SHÇBA kur shpifësi me uniforme i solli me shkrim shpifjen e tij? Pse nuk reagoi kur u bë letra. Pse u la një shpifësi brenda radhëve të policisë, siç u krijua ngjarja dhe hodhi shpifjen në kazanët e duhura dhe në pas kërkoi azil”, -tha Rama.
vijon…

"E ëma e Kastriotit shkoi në Greqi një javë më parë, sa vajti ajo…"

Misteri rreth vrasjes së Alba Cenkos! Flasin fqinjët e çiftit

Pritet të zbardhen skemat dhe krimet e bandave kriminale, mes tyre dhe shqiptarë

Përgjimet në “Sky ECC”/ EUROPOL i dorëzon Greqisë 4500 dosje!

Kreu i PD-së: Do të jetë dita e mosbindjes civile më të fuqishme!

Sali Berisha zbulon datën e protestës së radhës!