Këmba nuk të zë baltë që të ngjit si në fshat, por fshati ka ardhur i gjithi në kryeqytet te sheshi nënë Terëza që duket si e velur me produkte ushqimore. Gjithandej shikon njerëz kureshtarë që u afrohen tendave. Sheshi nënë Tereza është zgjuar nga gjumi, ajo mban aromë produktesh.
Në shumësinë e produkteve që promovohen ka, nga ushqimet karakteristike, deri te ato industriale, nga ato të traditës së vjetër, në ushqimet pikante, të reja në llojin e vet.
Nën ritmin e një muzike popullore dallon, si produkte të interesit madhor dhe të domosdoshëm, siç janë mjalti, ulliri apo reçelërat, verërat, djathi, ashtu dhe të interesit promovues për një markë apo fermer.
E çfarë do njeriu më shumë për t’u ushqyer? Aromë tradite, dhe ka ku e gjen në panair ndër fermerë. Fermerët dhe shitësit nga stenda në stendë të mirëpresin dhe promovojnë mirë ushqimet e veta.
Shqiptarët janë të interesuar për prodhimet bujqësore autoktone dhe me një logo shqiptare, ata e duan prodhimin e traditës, janë të dhënë pas ushqimeve dhe produkteve të zonës së vet, një metropol shumëllojshmërie traditash në një shumësi stendash.
Në lumin e stendave dhe të njerëzve që shpallin interesat e tyre, midis klientëve dhe shitësve dalin si në plan të parë prodhimet autentike të disa karakteristikave:
Pikë së pari prodhimet industriale që kryesisht janë të zonës së Veriut të Shqipërisë. Ato janë prodhime të tezgjahut apo të drurit shumëllojshëm të panjës, bredhit apo të qershisë etj. Prodhimet tekstile të tezgjahut nga Vau i Dejës, Shkodrës, Malësia e Madhe apo Kruja janë unikale në llojin e vet.
Nga Mirdita, Lezha, Malësia e madhe etj vijnë punime 100 vjeçare të veshjeve të femrave dhe meshkujve, sidomos veshjet e brendshme dhe ato të qilimave karateristikë prej leshi apo pambuku, akriliku.
Dallohesh për punimet në tezgjah Guri i Zi. Stenda përmbante nga çantat e dorës me punime tekstili deri te shallet e meshkujve e femrave, tryezat e tavolinave, peceta etj. Ato i jepnin shije dhe interes shikuesit.
Lugë pirunë, llula deri tek çiftelitë apo fuçi në miniaturë prej druri i japin panairit shije të veçantë. Në stendat e hyrjes së panairit ka dhe punime me grep, qëndisma të veçanta dhe unikale nga duart e grave që për vetë punën e tyre të vështirë kishin çmime pak të shtrenjta por ishin unikale.
Si karakteristikë e dytë janë prodhimet autentike shqiptare bujqësore si ulliri dhe djathi apo mjalti shumëlulesh i disa zonave si Librazhd, Malësi e Madhe, Shkodër, Korçë, Përmet, çmimet nga 12 mijë deri në 20 mijë lekë të vjetra, etj.
Janë shumë të kërkuara nga klientët dhe ai nuk mungon. Nga stenda në stendë dallohen lloje të ndryshme ushqimesh të tilla. Ato janë më të preferuarat e shikuesve.
Stenda Mrizi i Zanave nga Lezha me shumëllojshmërinë e djathit të dhisë apo të përzier me aroma dhe erëza është po aq unikal sa dhe panairi. Nuk ngelen pas stendat e Vlorës dhe Peshkopisë me reçelërat a turshië e saj. Djathi i tyre mban aromë djathë dhe jo niseshte. Djath që s’të ngec në grykë po të shijon sa do të provosh edhe pak.
Çmimet janë të konsiderueshme, djath kaçkavash nga 8 deri 6 mijë lekë të vjetra, djath të bardhë të llojeve e ndryshme, deleje, dhieje apo lope, në po këto çmime.
Mbi 10 lloje recelërash të Përmetit që më shpejt sa u ekspozuan në panair u mbaruan. Benzi-Mercedes nuk ka nevojë për reklamë, ashtu si Përmeti dhe Korça, Vithkuqi i 24 kishave të mrekullueshme, Dibra, Borshi me vajin e tij të veçantë dhe me kartelë nga BE i kishin shitur produktet e tyre pa reklamë dhe informacion të shumtë.
Në një stendë të fillimit një vaj ulliri tjetër promovohet me logon IVAP. Edhe ai shumë i mirë dhe i standardeve europiane. Pronarja e saj jep shumë informacion si për vajin dhe për organizimin e saj me nivelin komunitar dhe krahinor.
Verërat, rakia e krahinave dhe të qyteteve të ndryshme sa unikale dhe karakteristike të ofrojnë dëshirë ta provoje një gotë. Nw pwrgjithwsi ajo ishte e kwrkuar dhe e kisthe tregun e saj vendor apo e nivelit lokal.
Binte në sy stenda me logon Le Bon që kishte një unikalitet në krahasim me të tjerat. Ndryshe nga të tjerat ajo promovonte dhe pastiçierë që me punën e tyre shpiknin forma të ndryshme bonbonash, apo mish të tymosur.
Rakitë e Kastratit, me arrë, gështenjë, apo rrush nuk kishin nevojë për tregëti, ato shiteshin vetë me xhentilesë fermerësh. Edhe vera ishte e tillë. Kishte dhe raki me dëllinjë, me rigon apo me dardhë, duhet të shtohen prodhime të tilla.
Në përgjithësi panairi bujqësor ka shije të padiskutueshme vendi dhe duan promovim, marketing dhe informacion. Pak më tutje se panairi në zona të rrethuara mund të shikoje kalë, lopë apo dele, pula të drojtura që ushqeheshin.
Fëmijët i donin shumë ato, ishin kuriozë, si dhe shumë më kuriozë për të hipur mbi zetor dhe ta shpallnin veten fermer që në fëmijëri për një foto celulari.
Si karakteristikë e dytë dhe e veçantë janë produkte unikale që sapo janë ngjizur dhe japin një panoramë ndryshe shikuesve. Të tilla janë verërat dhe rakitë, likerat, recelërat, likotë me gëshenjë, arrë, nga gratë, djathi 4 llojesh që nuk linte vizitor pa thithur në stendën e tij.
Këto lloje ishin gjëja më e çmuar e panairit që duhen stimuluar. Si për herër të parë kishte sipërmarrje të guximshme eksperimentale.
Mjalti ishte prodhimi i tretë më i promovuar. Mbizotëronte shumëluleshi dhe gështenja. Shqipëria e prodhon tokën e saj, po aq sa shqiptarët duhet të marrin shije dhe aromë vendi. Shqipëria duhet të prodhojë bio!
Një zonë tjetër shiste prodhime ushqimore, si zarzavate dhe fruta, të gjitha ta mbushnin syrin si për panair, dhe nuk ngopeshe kollaj po mos t’i shikoje të gjitha.
Dalloheshin fshatrat e Tiranës, Ndroqi, Preza, Kashari, Lundra etj. Nuk ngopet shqiptari me mirësi dhe bujari, sidomos me sinqeritet, aq i munguar ndër shqiptarë.
Ajka e panairit ishin disa këngëtarë popullorë ku si i papërsëritshëm në buzëqeshjen e tij ishte një zotri që i binte çiftelisë. Biologjikja është thjesht përkryeshmëri kur ka origjinalitetin e saj.
Shqiptarët duhet të blejnë prodhimet e emrit shqiptar. Shqiptarët duhet të zgjojnë shqiptarët. Fermerët duhet të ndihmohen me të tilla inisiativa. Gëzimi e kishte emrin Nënë tereza me aromë bio!