Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka rrëzuar sot dekretin e Presidentit mbi ligjin për Teatrin. Pritet që dekreti të kalojë sot në seancë plenare për vulën e fundit.
Në mbledhjen e sotme kryetari i Komisionit, Eduard Shalsi tha se çështja për dekretin e Presidentit ështe e njohur dhe se do të kalohet për votim në seancën plenare, ai tha se “beme gjykimin dhe ndryshimet qe i vleresuam te nevojshme. Jemi pro ndertimit te nje teatri te ri”.
Pas kesaj, dekreti i kalon seancës plenare që pritet të nisë këtë paradite.
Ndërsa relatori Ilir Beqja u shpreh se komisioni nuk ka pse ta shqyrtojë pasi sipas tij një gjë e tillë është bërë edhe më parë.
“ Bazuar në rregullore beme gjykimin e parë dhe bëmë ndryshimet që i vleresuam te nevojshme qe u votuan. Kam lexuar dekretin dhe në vlerësimin tim më shume jane lojëra fjalësh. Kemi reflektuar çfare shprehej si shqetësim nga Komisioni Europian,” tha ai.