MENU
klinika

Aksi Tepelenë-Vlorë

Tepelenë/ Nisin punimet për ndërtimin e Bypass-it

16.10.2018 - 12:20

Puna në kantierin e bypass-it në Tepelenë, është nga investimet më të mëdha dhe strategjike të zhvilluara ndonjëherë në qytet. Aktualisht, punimet po kryhen në tre drejtime.

Aksi Tepelenë-Vlorë, ku përfshihet ana veriperëndimore (poshtë kalasë), që do të bëjë të mundur zhvillimin e trafikut nëpërmjet qytetit, e cilësuar si “Unaza e Madhe”.

Gjithashtu në të dyja drejtimet e aksit, vijon puna për zgjerimin dhe rehabilitimin e skarpateve.

Një punë mjaft e madhe po zhvillohet në bregun e Vjosës, poshtë kalasë, përmes së cilës po sigurohet argjinatura mbrojtëse dhe vendosja e bazës për ngritjen e pilotave, ku më pas do t’i shërbejnë ngritjes së urës dhe zgjerimit në të gjithë trupin e aksit me shtrirje gjatësore 2.2 km.

 

Sipas ekspertëve, shumë shpejt do të ndodhë dhe ndërprerja e lëvizjes në trupin e rrugës, për ta zhvendosur atë në “Unazë”, ku qarkullimi do të zhvillohet nëpërmjet qytetit.

Kjo do të sjellë edhe një tjetër “investim” brenda tij. Sipas planit shtrihet nga “Hyrja e Komisariatit”, vijon me “Kryqëzimin pranë gjimnazit”, “buzat” duke u lidhur në mbyllje me degën e aksit kombëtar Tepelenë – Vlorë.