MENU
klinika

Qelizat staminale

Terapi standarde për mbi 85 probleme shëndetësore!

11.10.2018 - 18:42

Qelizat staminale janë tullat që ndërtojnë jetën dhe kordoni kërthizor i bebes suaj është një burim i pasur me këto qeliza të çmuara.

Me aftësinë e tyre për të rigjeneruar dhe mbrojtur trupin nga brenda qelizat staminale janë të afta të zhvillohen dhe të shndërrohen në mjaft lloje të ndryshme qelizash të gjakut dhe të indeve. Si një burim qelizash staminale unike për fëmijën tuaj, gjaku i kordonit umbilikal mundet ta provojë një ditë veten si një jetëshpëtues.

Po pse duhet t’i ruani qelizat staminale?

Ka mbi një milion kampione që ruhen në banka private në mbarë botën dhe secili prej atyre prindërve e ka marrë këtë vendim për një arsye të ndryshme. Por, ne po iu listojmë se cilat janë arsyet më të zakonshme për të cilat prindërit kanë zgjedhur për të investuar në shëndetin dhe në të ardhmen e fëmijës së tyre. Ky veprim është një veprim potencialisht jetëshpëtues.

Nuk është një mendim asapak i këndshëm dhe ai është një prej atyre mendimeve që as nuk iu kalon fare nëpër mend prindërve të rinj, por fakti është se sëmundja mund t’i ndodhë gjithkujt dhe në çdo kohë realiteti është se ajo gjithashtu mund të jetë kërcënuese për jetën.

Transplanti i parë i suksesshëm me qeliza staminale prej gjakut të kordonit umbilikal u krye për trajtimin e Anemisë Fanconi në vitin 1988. Qysh prej asaj kohe lista e sëmundjeve për të cilat trajtimi me qeliza staminale është terapi standarde, është rritur në mënyrë dramatike.

Sot

Qelizat staminale të gjakut të kordonit janë tashmë terapia standarde për mbi 85 probleme shëndetësore që po i listojmë më poshtë:

Forma të leuçemisë;

Neuroblastomat;

Limfomat;

Anemitë si Anemia Fanconi;

Talasemai dhe Drepanocitoza;

Kancerët e gjakut;

Sëmundja Krabbe;

Imunodefiçienca e rëndë e kombinuar;

Sëmundja Hurler;

Mielomat që janë kancere të palcës së kockës.

Nesër

Kërkimet shkencore të kohëve të fundit janë duke rritur potencialin për përdorimin e qelizave staminale për një gamë gjithnjë e më të gjerë të problemeve shëndetësore duke përfshirë:

Sëmundjen e Alzheimerit;

SIDA;

Paralizën cerebrale;

Diabetin;

Autizmin;

Sklerozën multiple;

Plagosjet traumatike të trurit;

Plagosjet e kordës spinale;

Artritin rheumatoid;

Kardiomiopatitë;

Cirrozën hepatike;

Sëmundjen Chron;

Anemia aplastike.