MENU
klinika

Përfundoi kontrata e shërbimit

Tërhiqen kontenierët/ Kuçova “mbulohet” nga mbetjet

30.10.2018 - 17:02

Kuçova po kalon ditë të vështira sa i përket pastrimit të mbetjeve urbane.

Firma që ofronte shërbimin, ka tërhequr 250 kontenierë pasi i ka përfunduar kontrata dhe bashkia ka vendosur t’ja japë këtë shërbim një tjetër subjekti, deri në përfundimin e tenderit të ri.

Por në këtë situatë, mbetjet po mbulojnë pjesë të qytetit.

Plehrat kanë mbuluar qytetin e Kuçovës që prej pesë ditësh nuk pastrohet madje nuk ka kontenier të mjaftueshëm për grumbullimin e mbetjeve urbane.

Situata është pasojë e një përplasje mes Bashkisë së qytetit dhe firmës që pastronte qytetin.

mbetjet mbysin kucoven-konica.al
mbetjet mbysin kucoven-konica.al

Pak ditë më parë ka përfunduar kontrata e shërbimit dhe në kushtet kur Bashkia nuk ka paranuar të zgjasë marrëveshjen, subjekti ka grumbulluar 250 kontenierët të shpërndarë në qytet dhe njësitë administrative.

Qytetarët vijojnë ti hedhin mbetjet urbane pranë vendeve të përcaktuara. Kafshët endacake i kanë shpërndarë nëpër rrugë e brenda lagjeve.

Bashkia e Kuçovës shprehet se ka kontraktuar një subjekt tjetër, që do të realizojë shërbimin për tre muaj si dhe ka nisur një procedurë tenderimi për katër vitet e ardhshme.

Nga ana tjetër firma që ofronte këtë shërbim hedh akuza ndaj kryebashkiakut Selfo Kapllani.

Deri në zgjidhjen e kësaj situate, një pjesë e Kuçovës mbetet e mbuluar nga plehrat.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier