MENU

Sot testimi

Testi për Patrullën e Policisë/ 2700 kandidatë për 150 vende

15.10.2018 - 08:38

2700 aplikantë do t’i nënshtrohen konkursit sot për të qenë pjesë e Patrullës së Përgjithshme në Policinë e Shtetit. Kjo është faza e parë e konkursit për 150 vende të lira pune.

Në një deklaratë për mediat dje, drejtori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema, kërkoi kujdes nga aplikantët duke treguar edhe pikat ku duhet të kenë kujdes që të mos skualifikohen.

“Në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet procesi i parë i konkurrimit për patrullën e përgjithshme, të cilët do të kualifikohen për të vazhduar kolegjin e lartë për oficerë. Konkurrojnë 2700 aplikanë për 150 vende që Policia e Shtetit i ka të nevoshme për t’i pasur oficer vitin e ardhshëm. Procesi që do të zhvillohet është procesi i parë pasi janë tre testime që do të zhvillohen”.

Aplikantët do të marrin në sallë përgjigjet e fazës së parë, teksa sipas llogaritjeve janë 18 kandidatë për një vend pune.

“Për sa i përket testit për ne, si polici është shumë e rëndësishëme pasi duhet të jemi shumë korrekt pasi janë 2700 aplikant për 150 vende, afërsisht 18 aplikant për 1 vend, çka tregon dhe intersin për tu punësuar në polici që është një shërbim shumë i rëndësishëm në Policinë e Shtetit. Kështu që ne do ta vlerësojmë maksimalisht për të zgjedhur më të aftët dhe më të përkushtuarit për sa i përket këtij shërbimi”, tha Mema.

Provimi do të monitorohet nga persona të posaçëm, ndërsa është e ndaluar kategorikisht mbajtja e celularëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Askush nuk mban përgjegjësi publike"

“Dosjet peng në gjykata” Meta: Duhen masa urgjente!

A thua në 4 vite kam punuar për të kërcënuar të tjerët?

Shantazhe Ramës? Tahiri: Pyesni opozitën!

"Rrëfej të vërtetën time, deri në këtë stacion të parë"

“Dy vite heshtje”/ Tahiri: Gënjeshtrat brenda e jashtë prokurorisë