MENU
klinika

E pabesueshme!

Thonjtë janë tregues i shëndetit tuaj!

20.10.2018 - 14:00

A e dini që thonjtë mund të zbulojnë gjurmë për shëndetin tuaj të përgjithshëm?

Një pikë e bardhë këtu, një nuancë rozë atje, disa rrjepje ose gunga mund të jenë një shenjë e sëmundjes në trup. Problemet në mëlçi, mushkëri apo zemër, mund të shfaqen në thonjtë tuaj. Vazhdoni leximin për të mësuar se çfarë sekretesh mund të zbulojnë thonjtë tuaj.

Thonjtë shumë të zbehtë nganjëherë mund të jenë shenjë e një sëmundjeje të rëndë, si:

-Anemia;

-Dështimi i punës së zemrës;

-Sëmundje mëlçie;

-Mosushqyerje.

Thonjtë të bardhë

Nëse thonjtë janë kryesisht të bardhë, kjo mund të tregojë probleme të mëlçisë, si për shembull hepatiti. Ju mund të shihni që gishtat janë gjithashtu të verdhëzuar, një shenjë tjetër e problemeve të mëlçisë.

Një nga shkaqet më të zakonshme të thonjve të verdhë është infeksioni mykotik. Ndërsa infeksioni përkeqësohet, shtrati i thonjve mund të tërhiqet dhe thonjtë mund të trashen dhe të shkërmoqen. Në raste të rralla, thonjtë e verdhë mund të tregojnë një gjendje më serioze, siç është sëmundja e tiroides, sëmundja e mushkërive, diabeti ose psoriazës.

Thonjtë me një ngjyrë të kaltër në mavi mund të tregojnë se trupi nuk po merr oksigjen të mjaftueshëm. Kjo mund të tregojë një problem të mushkërive, të tilla, si emfizema. Disa probleme të zemrës mund të shoqërohen me thonjtë blu.

Thonjtë e thatë dhe të brishtë që shpesh plasariten ose ndahen kanë qenë të lidhura me sëmundjen e tiroides. Plasaritja ose ndarja e kombinuar me ngjyrën e verdhë ka më shumë gjasa për shkak të një infeksioni mykotik.

Nëse lëkura rreth thoit duket e kuqe dhe e fryrë, kjo njihet si inflamacioni i bazës së thonjve. Kjo mund të jetë rezultat i lupusit ose ndonjë tjetër çrregullim të indit lidhës. Infeksioni mund të shkaktojë skuqje dhe inflamacion të bazës së thonjve.

Vijat e errëta nën thua duhet të hetohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Ata janë shkaktuar ndonjëherë nga melanoma, lloji më i rrezikshëm i kancerit të lëkurës.

Ngrënia e thonjve tuaj nuk mund të jetë asgjë më shumë se një zakon i vjetër, por në disa raste kjo është një shenjë e ankthit të vazhdueshëm, që mund të përfitojnë nga trajtimi. Thithja e thonjve ose pickimi ka qenë gjithashtu i lidhur me çrregullimin obsesiv-kompulsiv. Nëse ky veprim nuk mund të ndalet, ia vlen të konsultoheni me mjekun tuaj.

Ndonëse ndryshimet e thonjve shoqërojnë shumë sëmundje, këto ndryshime janë rrallëherë shenjë e parë. Shumë anomali të thonjve janë të padëmshme. Jo të gjithë njerëzit që kanë thonj të bardhë kanë hepatit. Nëse jeni i shqetësuar për paraqitjen e thonjve tuaj, duhet të konsultoheni patjetër me mjekun tuaj ose dermatologun.