MENU
klinika

Rrëfehet legjenda e muzikës

Tina Turner tregon si u dhunua që në natën e parë të martesës

08.10.2018 - 09:21

Ajo ka përshkruar se si u detyrua të shikonte një shfaqje seksi live natën kur u martua me muzikantin e bluz Ike Turner. Tina ishte vetëm 22 vjeç kur u martua me Ike dhe u bënë një nga çiftet më të njohura të R&B. Por më vonë knëgëtarja zbuloi se kishte vuajtur për shumë vite abuzmin fizik nga muzikanti.

Këngëtarja tha se e përjetoi shumë keq dhe shpërtheu në lot kur Ike e detyroi të shikonte programin për të rritur. “Njerëzit nuk mund ta përfytyrojnë se çfarë lloj njeriu ishte ai, një burrë që merr gruan e tij të re në një shfaqje live pornografike pas ceremonisë së martesës,”-tha ajo.

Ndërsa Ike e pranoi këtë fakt në atubiografinë e tij: “Sigurisht që unë e kam qëlluar me shuplaka Tinën, ka pasur raste kur e kam përplasur në tokë pa menduar, por kurrë nuk e kam rrahur”.

Aktualisht këngëtarja jeton në Zvicër, pasi u martua me producentin muzikor Edwin Bach, në vitin 2013. Ike Turner vdiq në vitin 2007 në moshën 76 vjeçare.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain