MENU
klinika

Balada e Dashurisë

Tole Adhami, bilbili i korit ‘’Lira” në serenatën korçare

29.10.2018 - 09:51

Kori karakteristik ‘Lira’ në atë vlerësimin madhor  Nderi i Kombit, ka pa dyshim një vend për Tole Adhamin. Historia dhe vepra e tij artistike nuk mund të shkëputen lehtë si gjethe vjeshte nga trungu e degët e korit Lira dhe të serenatës korçare.

Tani, 20 vite pasi Tole Adhami është ndarë nga jeta dhe gjithshka me vlerë që la gjurmë në qytetin e Korçës, duket se ka lënë një boshllëk të madh. Në korin Lira, që ka humbur një tenor të papërsëritshëm.

Në serenatat korçare, që edhe pse kanë lloj lloj improvizimesh, nuk arijnë dot të kthejnë një shami të qëndisur për bilbilin e këngës korçare. Manda, vajza që ja kushtoi si peshqesh, me siguri e ka qëndisur    jo vetëm me gishta por edhe me zemër atë shami për Tole Adhamin.

Kur ishte 15 vjeç (1928) Tole Adhami nisi të këndojë si solist i korit Lira. Në një lloj krijimtarie poetike dalë prej muzës korçare, Tole Adhami përmendet edhe si artist i zejes së rrobaqepsisë.

 

Kur e nisi këtë zanat si një çirak në moshën 13 vjeçare, dhe e vazhdoi deri në moshën 66 vjeçare.

Por, për Tole Adhamin mbeti më e dashur kënga qytetare dhe patriotike korçare. E adhuronte, edhe pse kishte kënduar me sukses këngë të ndryshme, arie dhe kanconeta.

Kolegët kanë kujtuar se Tole Adhami i punonte me seriozitet këngët karakteristike korçare që mbeten edhe sot nga më të mirat.

‘Dua më shumë Shqipërinë’ është një si hymn lokal atdhetarie nga Korça që e këndonte Tole Adhami.

Për shumë vite Radio Korça trasmetoi këngët e interpretuara nga Tole Adhami. Këngë që tani janë haruar, dhe vetëm në përvjetore i shfaqen publikut si ai floriri i fshehur që nuk e humbet asnjëherë vlerën.

Gjatë jetës së tij, Tole Adhami interpretoi 132 këngë. Të njohura jo vetëm në Korçë por anembanë vendit.

Edhe tani, 20 vjet pas vdekjes së Artistit të Merituar Tole Adhami, ato këngë mbeten trashëgimi e pa përsëritshme.

Marrë nga Korça Report

 

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!