MENU
klinika

Bulqizë

“Tre çezmat e Zerqanit” që u shndërrua në ‘Urën e vdekjes’

24.10.2018 - 17:29

Banorët që kalojnë me mjet mbi urën e Tre Çezmave të Zerqanit mbajnë frymën për pak sekonda derisa hidhen në anën tjetër.

Kjo urë mezi mbahet në këmbë, është harkuar frikshëm dhe vende vende vërehen plasaritje. Bazamenti i gërryhet nga prurjet e ujit sa herë ka rreshje.

Shembja duket se do ndodhë sa herë që sipër saj kalon një mjet i tonazhit të rëndë.

Ura-e-Zerqanit-konica.al
Ura-e-Zerqanit-konica.al

Në 17 nentor të 2016 në këtë urë humben jetën tragjikisht në një aksident dy persona, si pasojë e mungesës së sinjalistikës dhe mbajtëses anesore të urës.

Ura nuk ka asnjë element sigurie duke bërë që rreziku të jetë evident në çdo kohë. Për banorët e kësaj zone, kjo urë quhet ‘ura e vdekjes’.

Jo vetëm ura por edhe rruga kërkon nderhyrje nga pushteti lokal.

Prej kohësh një grumbull gurësh që ka rrëshqitur nga shpati qëndron stoik në mes të rrugës, duke i detyruar drejtuesit e mjeteve t’i bëjnë sytë katër kur kalojnë pikërisht në këto anë.