MENU
klinika

Ndikime në shëndet

Truke shëndetësore që burrat mësojnë nga gratë

17.10.2018 - 19:34

Gratë zakonisht flenë më shumë se sa meshkujt.

Shumë njerëz bëjnë të paktën 8 orë gjumë gjatë 24 orëshit, ditë-natë. Të dyja gjinitë kanë nevojë mes 7 dhe 9 orëve gjumë në natë.

Që të realizoni këtë sigurohuni që dhoma juaj të jetë e errët dhe e ftohtë, gjithashtu lini pajisjet, si; telefonat, tabletët dhe televizorët, në një pjesë tjetër të shtëpisë.

Rrini më shumë me miqtë tuaj!

Gratë priren të kenë më shumë miq. Duke pasur një grup shokësh me të cilët ju mund të argëtoheni dhe të krijoni besim, i dhuroni vetes një shëndet më të mirë. Mund të shtoni disa vite të bukura në jetën tuaj.

Rreth 20 nga 100 burra pinë duhan, ndërsa vetëm 15 nga 100 gra pinë duhan. Nëse pini disa cigare deri në një paketë në ditë atëherë është koha për të folur me mjekun tuaj se si të ndaloni duhanpirjen.

Femrat pinë alkool më pak sesa meshkujt, janë vetëm gjysma e mundshme që abuzojnë me alkoolin si burrat.

Ky nuk është i vetmi lajm i keq sepse meshkujt gjithashtu kanë më shumë gjasa që të dehen dhe të qëndrojnë të dehur më gjatë se femrat.

Cila gjini ka më shumë rreziqe në jetën e përditshme?

Djemtë zakonisht janë ata që nuk mbajnë rripat e sigurimit, ngasin shumë shpejt ose bëjnë ” luftë të gjithanshme” madje edhe në një lojë miqësore basketbolli.
Qetësohuni dhe mendoni dy herë para se të veproni!

Burrat shpenzojnë më shumë kohë në diell

Por ata kanë më pak të ngjarë të përdorin kremin kundër diellit në mënyrë të saktë. Përdorni krem mbrojtës kur duhet dhe riaplikojeni çdo 2 orë. Meshkujt janë më të rrezikuar për kancerin e lekurës.

“Çmimi” për ushqyerje të shëndetshme shkon për femrat.

Burrat hanë më shumë mish, ndërsa gratë hanë më shumë fruta dhe perime. Meshkujt kanë më shumë gjasa të hanë vezë të lëngëta, kamele të papërpunuara dhe berxolla viçi të papërpunuara. Kjo nuk është një ushqyerje e shëndetshme.

Mos e prekni derën e banjës!

Femrat lajnë duart më shpesh dhe më shumë sesa meshkujt, veçanërisht pasi përdorin një banjë publike. Kjo i shpëton nga mikrobet që mund të shkaktojnë sëmundje. Plus, gratë kanë më shumë gjasa të përdorin sapun sesa burrat.

Një mënyrë për të jetuar shëndetshëm: Shkoni rregullisht për t’u vizituar te mjeku!

Gjysma e meshkujve, krahasuar me femrat, thonë se nuk e kanë parë mjekun që vitin e kaluar. Kontrolli mjekësor duhet të bëhet pjesë e kulturës suaj. Pyesni doktorin se sa shpesh ju duhet të kryeni vizita dhe çfarë analizash ai sugjeron për dikë në moshën tuaj.

Ndërsa femrat mund të kenë më shumë gjasa të kalojnë depresion, por kanë një shans më të mirë sepse pranojnë të marrin ndihmën mjekësore më shpejt. Për meshkujt hapi i parë dhe i vështirë është që takojnë mjekun specialist të shëndetit mendor.
Ndaj meshkuj mesoni nga femrat sesi jetohet shëndetshëm!