Një pjesë e mirë e amerikanëve dhe pjesës tjetër të botës kanë qenë gjithmonë skeptikë për Trump dhe kanë pretenduar se ai është një mashtrues i madh. Por ajo që sapo kemi mësuar është se kjo ka filluar që shumë herët.
Në të vërtetë, ishte e mahnitshme që Trump fitonte $ 200,000 në vit në dollarë në një moshë shumë të re.
Por kështu ndodhte që kur ishte 3 vjeç. Sigurisht, paratë vinin nga babai i tij, i cili kaloi dekada të tëra duke shmangur taksat që i kërkoheshin ligjërisht për bizneset e tij dhe të fëmijëve të vet.
Raporti i New York Times në lidhje me historinë e mashtrimit të familjes Trump, përmban në të vërtetë dy lloje mashtrimesh të ndryshme, edhe pse të lidhura me njëra-tjetrën.
Nga njëra anë, familja e tij ishte e përfshirë në mashtrime tatimore në një shkallë të madhe, duke përdorur një shumëllojshmëri teknikash të pastrimit të parave dhe shmangies nga pagesat e detyruara. Nga ana tjetër, historia e Donald Trump tregon për jetën e tij, përshkrimi për veten si një biznesmen që bëri miliarda duke filluar nga zeroja, ka qenë gjithmonë një gënjeshtër.
Jo vetëm që ai trashëgoi pasurinë e të atit, duke marrë më shumë se 400 milionë dollarë nga ai, por Fred Trump e shpëtoi djalin e tij pasi gjërat dolën jashtë kontrollit.
Por tregimi i parave Trump është pjesë e një historie më të gjatë. Edhe pse jetojmë në një epokë të pabarazisë në rritje dhe në rritjen e përqendrimit të pasurisë tek një grup i vogël njerëzish, ka patur një tendencë të besohet se pasuria fitohet me ndershmëri. Dhe tani korrupsioni dhe shkeljet e ligjit kanë filluar të vihen në fokus.
Deri kohët e fundit, mendimi im, ashtu si edhe i ekspertëve të taksave, ishte që shmangia e taksave nga korporatat ndodh rëndomtë, por evazioni fiskal, pra fshehja e parave jo.
Deri para pak kohësh ishte e qartë se disa njerëz të pasur shfrytëzonin ligjet, por mbizotëronte pikëpamja se mashtrimi i autoriteteve tatimore dhe publikut nuk ishte aq i përhapur në vendet e tjera.
Por në fund të fundit, evazioni fiskal, pothuajse nuk shfaqet fare në statistikat zyrtare.
Për të ditur realisht se sa mashtrime po ndodhin, duhet të veprohet njësoj siç bëri The
Republikanët në Kongres për vite të tëra kanë shfuqizuar sistematikisht Shërbimin e të Ardhurave të Brendshme, duke dëmtuar aftësinë për të hetuar mashtrimet tatimore.
Ajo që po mësojmë është se ajo që po ndodh në shoqërinë tonë është edhe më e keqe se sa menduam.
Nuk është vetëm presidenti i Shteteve të Bashkuara por, siç tha gazetari David Cay Johnston, një “vampir financiar”.
Ka një tendencë të vazhdueshme për tu sunduar nga oligarkët, nga një pakicë, ose nga më të paskrupulltët.
Korrupsioni nuk është delikat, por e kundërta, është më i ashpër sesa kushdo mund të ketë imagjinuar.
Korrupsioni shkon thellë, e mesa duket ka infektuar politikën amerikane…
Paul Krugman ka qenë një hulumtues në New York Times që nga viti 2000 dhe është gjithashtu një profesor në Universitetin e Qytetit të New York-ut. Ai fitoi Çmimin Memorial 2008 të Shkencave Ekonomike për punën e tij në tregtinë ndërkombëtare dhe gjeografinë ekonomike.