MENU
klinika

Marrëveshja e Prespës

Tsipras: Zbatoni Marrëveshjen, ndryshe s’ka NATO dhe BE

14.10.2018 - 11:12

Nuk ka mundësi tjetër për të dy popujt përveç Marrëveshjes së Prespës. Kjo Marrëveshje është një mundësi unike dhe e pazëvendësueshme për të dy popujt dhe për stabilitetin në Ballkan. Nëse fqinjët tanë nuk e aprovojnë atë, duhet të dinë dhe unë them me sinqeritet, se nuk ka alternativa të tjera”. Kështu është shprehur kryeministri grek Aleksis Tsipras, në fjalimin e tij në Këshillin e Lartë të Partisë qeveritare Syriza vetëm disa ditë para se Kuvendi i fqinjit verior të Greqisë të votojë për ndryshimet kushtetuese që kërkon kjo Marrëveshje.

Në të njëjtën kohë, Tsipras i ka dërguar mesazh të tërthortë, duke bërë të qartë se nuk ekziston ndonjë plan alternativ.

Ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos, në vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte parashtruar një plan të dytë në rast se dështon miratimi i Marrëveshjes së Prespës, që parashikon një marrëveshjeje ushtarake midis Greqisë dhe gjithë fqinjëve të saj me qëllim krijimin e një barriere që do të ndalë depërtimin rus në Ballkan.

Nëse nuk e ndryshojnë emrin e tyre kushtetues, dua të jem i qartë, edhe Greqia nuk do ta lejojë ketë. Nuk do të pranojë hyrjen e vendit fqinj në NATO, BE , ndonjë organizatë tjetër ndërkombëtare ose ne ndonjë formë bashkëpunimi ushtarak me emrin kushtetues ‘Republika e Maqedonisë’”, u shpreh Tsipras.

Duke ju përgjigjur disa kritikave që përse e majta greke është kaq e lidhur me politikën e SHBA, Tsipras ka theksuar se Greqia ka kërkuar dhe ja ka arritur të këtë marrëdhënie të respektueshme reciproke me fuqitë e mëdha të rajonit dhe të botës, por nuk kërkon protektorë. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN