MENU
klinika

Sherri

“Tuna” përballet “live” me kunatin Robert Berisha

05.10.2018 - 22:08

Lajmet se këngëtaret Tuna Sejdiu dhe Nora Istrefi, të cilat janë kunata, nuk shkojnë më me njëra-tjetrën, kanë kohë që qarkullojnë në portale, por sa të vërteta janë ato?

Robert Berisha, bashkëshorti i Nora Istrefit, ishte i ftuar në “Zonë e Lirë”, ku mes të tjerash u pyet edhe për marrëdhënien mes bashkëshortes së tij dhe kunatës.

Roberti u mundua ta anashkalojë këtë pjesë duke thënë se nuk dëshiron të flas për të, megjithëse pranoi deri diku se diçka nuk shkon, duke thënë se marrëdhëniet janë të ftohta. “Janë bërë të mëdha nga portalet, nuk ka asgjë aq serioze. Thjesht janë ftohur marrëdhëniet pasi nuk është se takohemi shpesh”, tha Robert Berisha.

Por nuk ishte mbyllur këtu, pasi për Robertin kishte edhe një surprizë. Çani ftoi në studio Tunën dhe Roberti u befasua. Vajzës nuk i punonte mikrofoni dhe menjëherë Roberti u hodh në sulm. Nuk është mësuar të mbajë mikrofon se nuk këndon ndonjëherë live”, tha ai.

Por të gjithë më pas u befasuar, kur vajza tha se nuk ishte Tuna, por një kopje identike e saj, e cila i ngjante me të vërtetë shumë këngëtares.