MENU
klinika

Këtë të hënë

U aksidentua me makinë, reperi tregon ngjarjen

29.10.2018 - 18:46

Reperi i njohur shqiptar, Majk, u raportua se pasditen e së hënës është përfshirë në një aksident rrugor në Prishtinë, duke u përplasur me një tjetër makinë.

Reperi ka folur për “Telegraf” duke sqaruar se çfarë ndodhi në të vërtetë. Ai tha se fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime nga ky aksident, i cili trembi familjarët, miqtë, por edhe fansat e tij.

“Po, gjatë pasdites së sotme kam pësuar një aksident, por fatmirësisht ka qenë aksident i vogël, dhe kam shpëtuar pa lëndime”, tha Majk.

Më tej, ai u shpreh se edhe makina e tij nuk kishte pësuar dëmtime të mëdha dhe se ishte vetëm në automjet në momentin e aksidentit.

Kujtojmë që gjatë këtij viti, reperi solli disa bashkëpunime shumë të suksesshme, ndër to “Pasha jetën” (me Capital T), “Paris Milano” (me Getoar Selimin) dhe “Krejt t’i fala” (me Yll Limanin).