MENU
klinika

Nuk u kursyen aspak

U vesh si murgeshë, moderatorja “masakrohet” nga komentuesit

15.10.2018 - 10:28

Moderatorja Roza Lati është tejet aktive në rrjetet sociale, ku shpesh befason me fotot e saj të postuara për mijëra fansa që e ndjekin.

Por këtë herë, veshja e saj ka tërhequr një vëmendje të madhe, duke krijuar edhe mjaft reagime në këtë rrjet social.

Roza Lati u shfaq e veshur si murgeshë dhe menjëherë kjo nxiti komentuesit, të cilët nuk i kursyen aspak komentet fyese ndaj moderatores.

Mallkime e ofendime nga më të ndryshme, por kishte edhe nga ata që i dilnin në krah moderatores. “Zoti të dënoftë”, i thotë dikush. “Zoti të dënoftë, paske qenë shumë e ulët si femër, mendon se do marrësh famë me këtë gjë, po në fakt ke bërë të kundërtën. Të përdorësh fenë për ca klikime më shumë, t’i qofsh! Do të bësh si Diva, a pikaaaa …”.