MENU
klinika

Paketa Fiskale

Ulet tatimi mbi dividendin në 8%

10.10.2018 - 12:37

Tatimi mbi dividendin e biznesit do të ulet në 8%. Ministria e Financave ka dërguar në Kuvend propozimet për paketën fiskale, duke reflektuar një nga kërkesat e sipërmarrjes. Fitimi i shpërndarë i aksionerëve të bizneseve tashmë do të tatohet vetëm 8%, nga 15% që shkalla tatimore aktuale.

Sipas Ministrisë së Finacave, kjo masë synon të lehtësojë barrën fiskale për sipërmarrësit, që tatohen me 15% mbi fitimin e biznesit dhe më tej me 15% të tjera nëse i shpërndajnë fitimet. Por, nga ana tjetër, kjo masë ka si synim pikërisht edhe nxitjen e shpërndarjes së fitimeve dhe rritjen e të ardhurave nga ky tatim në buxhetin e shtetit. Shumë biznesmenë preferojnë të mos shpërndajnë dividendë në ndërmarrjet që zotërojnë, pikërisht pë rtë evituar pagesën e një tatimi tjetër.

Gjithashtu, qeveria ka rritur pragun e sipërm të tatimit 23% mbi të ardhurat nga pagat. Ky tatim aktualisht nis nga vlera 130 mijë lekë në muaj, ndërsa sipas propzozimeve të qeverisë shqiptare pragu u i ri do të bëhet 150 mijë lekë. Nga kjo masë, sipas Ministrisë së Financave, pritet të përfitojnë mbi 15 mijë pagamarrës.

Një ndryshim tjetër i rëndësishëm është ulja e tatimit mbi vlerën e shtuar në sektorin e transporitt. Për mjetet e transporit publik me më shumë se 10 pasagjerë, ky tatim do të ulet në masën 10%, nga 20% që është aktualisht. Kjo masë, në teori, mund të ndikojë në uljen e çmimeve të biletave të udhëtimit për për pasagjerët. Ulje e TVSH-së do të aplikohet edhe për reklamat në mediat audiovizuale. TVSH për këto shërbime do të ulet në nivelin 6%.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN