MENU
klinika

Ultimatumi i Ramës

Lojërat e fatit/ ‘Për 24 orë të hiqen reklamat nga mediat’

09.10.2018 - 11:47

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nga data 1 janar “do të pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë”, por edhe “bastet sportive me kuaj, qen apo çdo skllav tjetër të faunës”.

Gjithashtu, Rama tha se “Lotaria Kombëtare nuk do të ketë asnjë element të kazinove elektronike ose siç quhet VLT”.

edi-rama-konica.al
edi-rama-konica.al

“Nga 1 janari nuk do të ngrihet më asnjë qepen për baste. Nuk do të ngrihet më asnjë qepen për kazino elektronike në asnjë zonë të banuar. Paralajmëroj gjithashtu televizionet, radiot, por edhe portalet që brenda 24 orësh të heqin të gjithë reklamat e basteve që kanë”, u shpreh Rama.

“Përtej argumenteve të bizneseve, të punësuarve dhe të ardhurave janë dyfishuar me të shkuarën. Kjo është rritur përmes formalizmit. Në të shkuarën kishte 40 kompani, të cilët paguanin gjysmën e taksave. Sot ka 20 dhe paguajnë dyfishin e taksave. Kazinotë dhe lojërat e fatit. S’do lejohen pika të tjera. Nuk do të ngrihet asnjë qepen i kazinove të reja në Shqipëri . Mediat të heqin të gjitha reklamat nga faqet e tyre, ngaekranet e radiove etelvizioneve për pikat e basteve. Ne do të mbyllim me forcë të gjitha faqet të cilat shkelin ligjin. Qeveria ka nisur ndryshime për paktën e të “Fortëve”, përmes përshakllëzimit të kontrolleve.”, tha Rama.