MENU
klinika

Transformimi i FSK-së

‘Ushtria e Kosovës është ankth për gllabëruesit e tokave’

16.10.2018 - 14:01

Avdullah Hoti, Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të martën ka thënë se krijimi i ushtrisë është proces që nuk mund ta ndal askush dhe atë do ta bëjnë në bashkëpunim me aleatët.

Hoti, duke shkruan në profilin e tij në Facebook, këtë reagim e bëri pasi një ditë më parë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç kishte thënë se formimi i Ushtrisë së Kosovës do të shkaktojë shok dhe ankth.

Dje Presidenti i Serbisë Vuçiç formimin e Ushtrisë së Kosovës e kualifikoj si diçka që do të shkaktojë shok dhe ankth. Kjo mund të jetë e vërtetë por vetëm për ata që thirrjet për paqe dhe stabilitet në rajon i kanë kamuflime për të realizuar ambicie të vjetra, ndryshime kufinjësh në Ballkan dhe gllabërim tokash. Kjo gjithashtu mund të jetë e vërtetë edhe për ata që punojnë kundër interesave euro-atlantike në rajonin tonë”, ka shkruar Hoti.

Ai thotë se formimi i ushtrisë do të përcaktoj paqe dhe siguri në rajon si dhe shtrirje e forcim të gjeopolitikës euro-atlantike.

Prandaj krijimi i saj është proces që nuk mund ta ndal askush dhe atë do ta bëjmë në bashkëpunim me aleatët tanë”, ka shkruar ndër të tjera Hoti. /Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Deputeti gjerman për situatën në veri të Kosovë

“Putini sigurisht që është i përfshirë”

Terroristët serbë ikin malit, lënë në rrugë mikun e tyre të plagosur

VIDEO/ Publikohen pamjet, pas sulmit në Banjska

Takon ministrin e Mbrojtjes dhe komandantin e FSK-së

Tensionet në Veri, Osmani ‘zëvendëson” Kurtin