18.10.2018 - 10:34
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekoruar me medaljen “Qytetare e merituar e Kosovës”, Vasfije Krasniqi-Goodnam.
Krasniqi ditë më parë e ka rrëfyer tmerrin që ia shkaktuan serbët kur e përdhunuan në moshën 16 vjeçare gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Thaçi tha se një nga brengat më të dhimbshme për të gjithë mbetet dhunimi i 20 mijë grave dhe burrave shqiptar nga forcat paramilitare të shtetit serb.
Rrëfimin e Vasfijes, Presidenti Thaçi e ka konsideruar si thirrje ndaj Kosovës, popullit serb dhe institucioneve ndërkombëtare për të sjellë drejtësi ndaj të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. /Konica.al/
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Rrëfimi prekës
Krimet serbe/ ‘Isha 16-vjeç kur më përdhunuan’
Rasti i Vasfije Krasniqit