MENU
klinika

Polemika pozitë-opozitë

Vazhdon debati për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni

17.10.2018 - 10:40

Edhe sot në Kuvend të Maqedonisë po vazhdon debati i propozimit të Qeverisë për ndryshimet kushtetuese dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.

Për deputetët e opozitës VMRO-DPMNE-së, Marrëveshja e Prespës është e vdekur politikisht dhe ligjërisht, ndërsa gjatë dakordimit të saj ka pasur mosrespektim të presidentit dhe dispozitave ligjore nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit, ndërsa për shumicën parlamentare nuk mund të ketë Marrëveshje më të mirë nga kjo dhe nëse refuzohet Maqedonisë i kanoset izolim afatgjatë dhe bllokim i integrimit në BE dhe NATO.

Zaev
Zaev

Kryeministri Zoran Zaev porositi se procesi i negociatave me Greqinë është zhvilluar në mënyrë më transparente deri më tani dhe për çdo hap është informuar shefi i opozitës, liderët e partive më të mëdha politike dhe presidenti i shtetit, deri në kornizat me të cilat nuk janë shkelur strategjitë negociuese.

Ai përmendi se Qeveria është vetëm propozues i autorizuar i amendamenteve kushtetuese dhe është e obliguar deri te Komisioni nëse këtë e pranon Parlamenti në afat prej 15 ditëve të përpilojë projekt-amendament. Këtu jam si njeriu i parë i Qeverisë, të konfirmojë se bashkërisht do të ulemi t’i përpilojmë amendamentet. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN