31.10.2018 - 10:21
Në Gjykatën Penale në Shkup, të mërkurën do të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e përgjakshme më 27 prill të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedoni.
Kjo do të jetë seanca e tretë këtë javë, ndërsa rasti ndodhet në fazën e dëshmive, kurse sot duhet të vazhdojë prezantimi i video-inçizimeve nga kamerat e sigurisë në Kuvend.
Seanca të reja gjithashtu janë planifikuar për nesër dhe pasnesër.
Për ngjarjet e 27 prillit të akuzuar janë 33 persona, prej të cilëve 31 për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe dy persona për veprën penale “nxitje”. /Konica.al/