MENU
klinika

Muzikanti i shquar

Vdekja e Shubertit, një mësim mbi vetëvlerësimin

31.10.2018 - 17:32

 (Bazuar në esenë “Shuberti Harbut” të F. S. Nolit, Vjenë, 1938)

Duke lexuar “Antologji e mendimit estetik shqiptar” të botuar nën kujdesin e Nasho Jorgaqit, thuajse në fund është një ese e Imzot Nolit me titull “Shuberti harbut” në të cilën trajtohet jeta dhe vdekja e kompozitorit të shquar vjenez të cilin e vrau koha në të cilën jetoi.

Po të studiojmë jetën e kompozitorit të madh, shohim se ai jetoi thuajse në mjerim dhe vdiq në mjerim të plotë kur ishte vetëm 31 vjeç. U gjet në një ngrehinë, i molisur nga uria, ndonëse ishte jo pak i njohur dhe mjaft i pëlqyer, pasi vepra e tij ishte ndërtuar në mëse 2000 pjesë muzikore si simfoni, meshë, opera e të çdo lloji tjetër.

Mënyra se si Shuberti zgjodhi ta japë artin e tij ishte ajo që e çoi atë drejt vdekjes. Duke mos pasur vetëvlerësim të lartë, ndonëse kompozimet e tij ishin mrekulli, ai i shiti në kuptimin e parë të fjalës “për një çap buk”. Editorët i blenë dhe me to fituan miliona, ndërsa Shuberti, nga mjerimi nuk kuptonte se sa po pëlqehej muzika e tij e prandaj nuk rriste çmimin e tyre.

Poetit të shquar gjerman Gëte, Shuberti i dërgoi muzikën që kishte përgatitur për dy prej poezive të tij, por nuk mori asnjë përgjigje. Pse? Sepse mendjemadhësia nuk e lejonte “Poetin e Pallateve Mbretërorë” Gëte t’i përgjigjej “një artisti të rëndomtë” si Shuberti. Sot, këto poezi lexohen më së shumti falë muzikës që Shuberti përgatit për to!

Për paradoks, kur Shuberti vdiq, ndër teatrot e Vjenës dhe të zonave gjermanishtfolëse të shekullit XVIII, orkestrat simfonike organizuan shfaqje vetëm me muzikën e tij. Biletat e këtyre shfaqjeve ishin aq të shtrenjta, sa vetëm me publikun e një teatri, Shuberti mund të kishte jetuar edhe më tepër se një vit.

Mënyra se si ia vlerësoi veten dhe mungesa e dëshirës për të mësuar rreth krijimeve të veta e vrau Shubertin. Njerëzit të cilët duan t’ja dinë veç për pasurinë e tyre dhe jo për mënyrën se si bëhen të pasur e lanë atë pa bukë. Por askush përveç vetë Shubertit nuk duhet të fajësohet.

Sot kur njerëz si ata të lartpërmendurit janë shtuar frikëshëm, Shuberti duhet të na shërbejë si anti – model, fati tragjik i të cilit do të na drejtojë drejt mënyrës tjetër të të menduarit për veten dhe drejt rrugës tjetër të të punuarit me veten.

/Andreas Dushi

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB