MENU
klinika

Formula 1

Verstappen fiton në Meksikë, Hamilton kampion

28.10.2018 - 21:55

Lewis Hamilton shpallet kampion i Formula 1, hera e pestë për të, pavarësisht se Max Verstappen me Red Bull ka fituar në Meksikë. Është nisur i dyti dhe ka përfunduar i pari, një garë perfekte për të, ndërsa i pafat shoku i skuadrës Daniel Riccardo, i cili është detyruar të tërhiqet pas një defekti të makinës tjetër Red Bull.

Vendi i dytë për Sebastian Vettel me Ferrarin, që rikuperon dy pozicione nga starti, por Hamilton është renditur në vend të katërt dhe kështu shpallet kampion matematikisht.

Vend i tretë për Raikkonen, që ka bërë një garë konstante, por pa arritur të bëhet protagonist. Gjithsesi, sot është mbyllur gjithcka sa i përket titullit dhe garat e fundit do të jenë thjesht për statistikë.

lewis hamilton mercedes
lewis hamilton mercedes

Lewis Hamilton i ka mjaftuar vendi i katërt në Çmimin e Madh të Meksikës për t’u shpallur për të pestën herë kampion bote në karrierën e tij. Me këtë triumf madhështor ai ka barazuar argjentinasin Fangio dhe është vetëm dy tituj larg legjendës Michael Schumacher.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN