MENU
klinika

Udhëtojnë botën

Vetëm 23 mijë paund për shtëpinë e ëndrrave!

23.10.2018 - 11:14

Një çift i ri e ktheu një kamion të vjetër në shtëpinë e ëndrrave të tyre për vetëm 23 mijë paund.

Martin Hill, 38 vjeç, dhe Iona Stewart, 27 vjeç, tashmë mund të udhëtojnë botën me shtëpinë me vete. Çifti e bleu kamionin në “eBay” për vetëm 3.600 paund dhe shpenzoi edhe 20 mijë të tjera për ta shndërruar atë totalisht.

Pasi realizoi ëndrrën, Martin shiti shtëpinë e tij në Nottingham për një shumë prej 200 mijë paundësh dhe arriti të ndërtojë një tjetër për gati dhjetë herë më lirë.

Çifti u njoh teksa ishin duke bërë ski në Alpet franceze, ndërsa tashmë kanë planifikuar të rikthehen në këtë vend vitin e ardhshëm me shtëpinë e tyre.

Martin thotë se ide i erdhi pasi kishte konsumuar disa birra, por edhe pse në gjendje të dehur, ai e vuri në praktikë idenë e tij dhe e realizoi më pas atë.

Ne jemi me të vërtetë me fat që e realizuam këtë. Tashmë mund të udhëtojmë ku të duam, me shtëpinë me vete”, thotë Martin.