MENU
klinika

Listat e Veteranëve

Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë protesta

07.10.2018 - 16:53

Veteranët e Dukagjinit do të nisin paditë për publikimin e të dhënave personale

Degët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës së rajonit të Dukagjinit kanë mbajtur një mbledhje në të cilën kanë diskutuar për publikimin e paligjshëm të listave të veteranëve me të dhëna personale.

Në një njoftim për shtyp, organizata ka njoftuar se të hënën do t’i shkruajnë Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, për t’i kërkuar përgjigje deri ku kanë arritur hetimet për fajtorin.

Sipas veteranëve, nëse Prokuroria nuk vazhdon me rastin sipas kërkesës së tyre, ata edhe do të fillojnë me protesta.

 

Veteranët e Luftës konica.al
Veteranët e Luftës konica.al

Njoftimi i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) UÇK-së

OVL të UÇK-së, degët e Dukagjinit, në mbledhjen e mbajtur sot me 6 tetor 2018, rikonfirmuan angazhimin e tyre në menaxhimin e situatës së krijuar pas ofendimit publik të veteranëve të luftës me publikimin skandaloz e të paligjshëm të listave me të dhëna personale, bazuar në aktakuzën në rastin “Veteranët”.

Ne e përshëndesim edhe njëherë veprimin e Prokurorisë, e cila realizoi kërkesën e parë të protestës së luftëtarëve “Faleminderit Kosovë”të mbajtur me 26 shtator 2018.

Janë dy veprime që do të ndërmarrim në ditët në vijim:

– Një letër do i shkojë Kryeprokurorit Lumezi, të hënën me 8 tetor 2018, ku do të kërkohet se deri ku kanë arritur hetimet për zbardhjen e fajtorit që publikoi ilegalisht listat në media.

– Zyrat e OVL UÇK në Dukagjin, do të jenë të hapura për të gjithë luftëtarët pa dallim zone e brigade, ku do të përkrahën në përpilimin e padisë për fyerje të dinjitetit dhe publikimin ilegal të të dhënave personale.

Paditë do të fillojnë që nga e enjtja 11 tetor 2018 dhe të interesuarit mund të paraqiten në zyrat në Deçan, Pejë, Gjakovë, Istog dhe Junik.

Pasi që Prokuroria ka bërë lëvizjen e vet sipas kërkesës sonë, nevoja për protestë tjetër dhe data e saj, do të varen nga komunikimi jonë me Prokurorinë e Shtetit dhe gatishmëria e tyre për të reflektuar, ndaj kërkesave të tjera.

Kërkojmë nga veteranët të kenë durim, pasi që në fund ne do të jemi fitues në këtë tendencë për njollosjen e Luftës Çlirimtare, e fajtorët do të marrin dënimin që ju takon. /Konica

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë