29.10.2018 - 18:01
Kostandinos Kaçifas, i cilësuar si ekstremisti grek, mbeti i vrarë nga forcat RENEA, pas një shkëmbimi zjarri në Bularat të Gjirokastrës.
Pas vrasjes familjarët e Kacifas kanë kërkuar një mjek ligjor nga Greqia për të kryer autopsinë.
Ata kanë depozituar kërkesën në Prokurorinë e Gjirokastrës, ndërsa kanë shprehur rezerva për të dhënat e palës shqiptare.
Familjarët dyshojnë se 35-vjeçari është qëlluar nga afër, duke mos u pajtuar me versionin e dhënë nga pala shqiptare.
Kujtojmë se po gjatë ditës së sotme, kreu i policisë së Greqisë ka telefonuar homologun shqiptar, Ardi Veliut, që të ngrihet një grup hetimor edhe me pjesëmarrës nga vendi fqinj.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Vrasja e ekstremistit grek
Gjirokastër/ Trupi i Kacifasit ende në morgun e spitalit
Vrasja në Bularat
Nëna e Kacifas mes lotësh: Pa djalin, se dua më jetën
Çfarë u shkruajt në Greqi
E hëna greke/ Kaçifas ballina e çdo gazete
Ngjarja në Bularat