Kryetari i shoqatës së Homogjeneve për Greqinë, Haralambos Karathanos ka folur në “Skain” grek për vrasjen e minoritarit grek Kostandin Kaçifa pas dyluftimit me policinë shqiptare.
Sipas tij “ishte një ekzekutim i ftohtë”. “Imagjinoni të vriste kështu policia greke nëse do kishte mundësinë të arrestonte një shqiptar,” tha Karthanos.
Ministri i shtetit dhe zëdhënës i qeverisë Dhimitris Xhanakopulos tha se “autoritetet greke janë në komunikim te vazhdueshëm me autoritetet shqiptare për sqarimin e rrethanave te ngjarjes”.
“Të mos nxitojmë të nxjerrim rezultate, “ tha ai. Ndërkaq ka theksuar se qeveria shqiptare duhet te ulë tonet, të mos e trajtojë çështjen me agresivitet, për të mos ushqyer reflekset sociale.