MENU
klinika

Akuza qeverisë

Vrasja në Bllok, Kryemadhi: Rama licencon bandat

05.10.2018 - 21:03

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi reagoi për vrasjen dhe plagosjen e dyfishtë mbrëmjen e shkuar (4 tetor) në zonën e ish-Bllokut, duke theksuar se

Është bërë anormale tani normaliteti. Besoj që të gjithë e keni parë dje që m’u në qendër të Tiranës, 50 metra larg zyrës së Kryetarit të Kuvendit, 100 metra larg zyrës së Kryeministrit, qëllohet me pistoleta, sikur të jenë fëmijë duke luajtur lojë luftash. Qëllohen me pistoleta, plagosen e vriten njerëz në vendin më të frekuentuar nga shumë të rinj e të reja, nga adoleshentë, të cilët kalojnë kohën e tyre të pasdites në kryeqytet. Krimi tashmë ka zaptuar çdo gjë. Përveçse ka zaptuar gjithë institucionet shtetërore, tashmë po zapton edhe rrugët e Tiranës dhe ambientet ku rrinë të rinjtë shqiptarë”-tha Kryemadhi.

Ajo tha nga Cërriku se kryeministri Edi Rama licencon bandat kriminal.

Monika Kryemadhi konica.al
Monika Kryemadhi konica.al

Ky njeri po licencon bandat kriminale, duke iu dhënë para, duke iu dhënë pushtet, duke iu dhënë kontroll në territore të caktuara dhe taksa e këtyre bandave ndaj Edi Ramës është vetëm dita e zgjedhjeve. Por jam e bindur se sa më të bashkuar dhe të organizuar të jemi ne, kjo taksë nuk ka për të ekzistuar më dhe kjo licencë nuk ka për ekzistuar më.

Pse nuk do të ekzistojë më? Sepse ne e dimë shumë mirë që kriminelët janë frikacakët më të mëdhenj dhe në krye kanë Edi Ramën, që është frikacaku më i madh. Pse e them këtë? Sepse po të mos ishte frikacak Edi Rama, nuk do të bënte të gjithë këto gjera që ka bërë sot, sepse ai ka frikë nga ikja nga pushteti, por mbi të gjitha ka frikë edhe nga revolta popullore. Ai mendon që duke i varfëruar shqiptarët, duke i përulur shqiptarët, do t’i nënshtrojë ata dhe do t’i kontrollojë ata sikur të jenë skllevërit e tij”-shtoi ajo.

Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci