Personat që shihni në foto janë shpallur në kërkim nga policia për ngjarjen e djeshme që ndodhi në Bllok, ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. ‘Mollë e sherrit’ mes dy grupeve në një lokal në zëmër të Tiranës është bërë këngëtarja e famshme Elvana Gjata.
Personi i dyshuar për vrasjen e Fabiol Gaxhës dhe plagosjes së Ervis Martinajt dhe Eljon Hatos thuhet se është truproja i këngëtares Gjata, njëherësh edhe pjesë e Forcave Komando ushtarake Mevjol Bilo.
Mësohet se Elvana Gjata,i dashuri i saj, Ervin Mata, Fabian Allushi dhe Mevjol Bilo, (Të tre të shpallur në kërkim) kanë qenë të ulur në një tavolinë, ndërsa kanë nisur konfiktin me palën tjetër ku ishte viktima.
fotot janë marrë nga Bold News